Femrat e CIA-s që i ranë në gjurmë Bin Ladenit
Ato kanë pasur rol qendror në zanatin amerikan të spiunimit.
"Djali im i parë u lind në vitin 1993, kur ndodhi shpërthimi në Qendrën Tregtare Botërore", thotë Gina Bennett, analiste veterane e CIA-s, e cila gjatë tërë karrierës së saj përndoqi disa nga kryesit e krimeve më të rënda ndërkombëtare ,raporton Gazeta Kosova Sot
Gina Bennett, një grua e shkurorëzuar, nënë e pesë fëmijëve, ditëlindjen e çdo fëmije të saj e lidhë me kriminelët të cilët ishte duke i përndjekur atë moment. Ajo e quan djalin e saj të dytë "bebja e kullës Khobar", meqë ai kishte lindur pak pas bombardimit të një kompleksi ushtarak banesor në Arabinë Saudite, në vitin 1996; fëmijën e saj të tretë, që është vajzë, ajo e quan "bebja e bombardimit të ambasadës afrikane" (ajo lindi pak javë para bombardimeve të vitit 1998 të ambasadave amerikane në Keni dhe Tanzani); derisa fëmijën e saj të katërt, djalë, ajo e quan "bebja e 11 shtatorit". Bennett ishte në fillim të shtatzënë- sisë kur ndodhën sulmet e asaj dite dhe, përkundër asaj se i vinte të villte në mëngjes, shumica e njerëzve nuk e dinin se ishte shtatzënë. Fëmija i saj j i pestë, vajzë, ishte "bebja e Falluxhës.
Hollivudi nuk na ka përgatitur për femra sikur Bennett Bennett shkroi raportin e saj ku tërhiqte vëmendjen ndaj Osama bin Ladenit në fillim të viteve 1990, me vite të tëra para 11 shtatorit të vitit 2001 dhe ajo ishte njëra nga gjashtë femrat, në "bandën e motrave" të CIAs, që i ranë në gjurmë Bin Ladenit dhe frymëzuan filmin triler të vitit 2012, "Zero Dark Thirty". Ajo i raportoi sekretares së shtetit, Condoleezza Rice, derisa ishte në sallën e lindjes dhe e kishte marrë të sapolindurin e vet në zyrë, në mënyrë që ta ofronte përvojën e saj gjatë krizave. Femrat kanë pasur rol qendror në zanatin amerikan të spiunimit që nga viti 1776 dhe ato vazhduan që të luanin role të rëndësishme gjatë Luftës II Botërore në Zyrën e shërbimeve strategjike (OSS), që ishte pararendëse e CIA-s. Por, përkundër kësaj, CIA ka një histori të gjatë të klubit të "djemve shovinistë", të ngarkuar me paragjykime gjinore. "Njerëzit mendojnë se vetëm meshkujt janë të detyruar t'i shërbejnë atdheut dhe se femrat nuk është e natyrshme për ta bërë këtë", thotë Bennett. "Femrat kanë qenë tepër të përfshira dhe pjesë integrale! Ne gjithmonë kemi pasur rol të rëndësishëm dhe nuk ka asgjë të çuditshme që femrat duan ta luajnë këtë rol". Hollivudi nuk na ka përgatitur për femra sikur Bennett, apo, psh, Maja Lehnus, zëvendësja e zyrtarit për financa të CIA-s, e cila ka 29 vjet që është e martuar, ka dy fëmijë dhe ishte femra e parë që mbante gjashtë pozicione të ndryshme udhëheqëse në CIA, duke përfshirë edhe shërbimin si shefja e parë e qendrës përgjegjëse për luftimin e përhapjes së armëve kimike, biologjike dhe bërthamore. "Kam jetuar në një botë ku çdo ditë bisedonim rreth zhvillimit të armëve të çuditshme të huaja", thotë Lehnus.
Oficerja e parë e CIA-s që u deklarua si homoseksuale Në një kohë kur SHBA-ja mund të jetë pak muaj larg zgjedhjes së presidentes së parë të saj, shumë amerikanë ende nuk e kanë idenë se kush përkujdeset për sigurinë e tyre. Disa mund të mendojnë se roli i femrave në CIA ishte i kufizuar në njësitin antiterrorist, i cili përndoqi Osama bin Ladenin dhe që arriti famë të madhe pas vrasjes së tij. Në fakt, femrat janë duke operuar në nivele të paprecedentë në çdo kat të selisë së CIA-s dhe në të gjitha filialet globale të saj. Ndoshta me qëllim të luftimit të këtij keqkuptimi, CIA ka lejuar revistën "Newsweek" që të ketë qasje në disa prej femrave agjente nga të gjitha pjesët e agjencisë, duke përfshirë edhe një oficere të operacioneve klandestine, një eksperte të bombave dhe një analisteje të armëve dhe hapësirës. Disa prej tyre janë të martuara dhe kanë fëmijë. Dy prej tyre janë gra pa burra, prindër të vetëm, njëra është oficerja e parë e CIA-s, e cila u deklarua si homoseksuale dhe nuk u përjashtua nga shërbimi për këtë shkak.
Eloise Page "Ishte më lehtë të ishe femër në OSS, sesa në CIA-n e ditëve të para", thotë Toni Hiley, drejtor i muzeut të CIA-s. Eloise Page ishte njëra ndër 4,500 femrat e para që shërbente në OSS. Ajo e kishte filluar karrierën si sekretare e gjeneralit William Donovan, kreut të OSS-së dhe e përfundoi karrierën si zyrtari i tretë i CIA-s në Drejtorinë për operacione, ku kryhen detyrat sekrete dhe rekrutohen spiunët. Page, të cilën disa kolegë e quanin "Flutura e hekurt", po ashtu ishte femra e parë në postin më të lartë të operacioneve jashtë shtetit dhe femra e parë që kryesoi një komitet madhor të komunitetit të inteligjencës.
E para në detyrë Qendra për vizitorë në CIA ngjan më shumë me një dhomë pritjeje në një autolarje, sesa hyrja në shërbimin e jashtëm amerikan të inteligjencës: flokë të hirta, drita fluoreshente, një TV që rri varur në kënd, ku transmetohet një emision pa zë. Jashtë, shihen tre njerëz, të veshur me kostume të cilët bisedonin. Përpos Pllakës përkujtime të të rënëve gjatë Luftës së Dytë Botorëve, gjendej edhe një pllakë përkujtimore me emrat e 117 pjesëtarëve të vdekur në detyrë. Në këtë zonë nuk lejohen celularët e as kamerat. Drejtori i kësaj qendre është femër.
(Kosova Sot)