Mbijeton bebja që lindi me zorrë jashtë trupit
Erin Angell-Field ishte diagnostikuar me sëmundjen e quajtur gastroskizis derisa ende ishte në barkun e nënës
Nëna e saj tregon se, ditën kur i thanë se mund ta çonte vajzën në shtëpi, nuk mund të besonte nga gëzimi. Por, të gëzuar ishin edhe anëtarët e tjerë të familjes. Përndryshe, ky është fëmija i parë i çiftit, trasmeton gazeta Kosova Sot
Një bebe e lindur me zorrët dhe fshikën e urinës jashtë trupit, arriti që të mbijetonte, përkundër prognozave të këqija të mjekëve. Erin Angell-Field ishte diagnostikuar me gastroskizis - një defekt i rrallë i lindur, i cili bën që organet e tretjes të gjenden jashtë barkut - derisa ende ishte në barkun e nënës. Mjekët thanë se nuk kishte shumë gjasa që vogëlushja të mbijetonte deri në lindje, prandaj i kishin thënë nënës së tij, Lucia Angell, 25 vjeç, që të shkonte në vizita të rregullta te mjeku
Operohet menjëherë pas lindjes
Pasi që bebja lindi, ajo menjëherë u mor nga mjekët dhe u fut në sallë të operacionit. Ata ia kthyen vogëlushes pjesën më të madhe të zorrëve në bark, por një pjesë të zorrëve u detyruan që t'ia hiqnin, meqë ajo pjesë i kishte vdekur. Vogëlushja kaloi 2 muaj e gjysmë në spital, duke u monitoruar për së afërmi, gjatë së cilës kohë ajo luftoi edhe me një infeksion të vështirë të gjakut. Por, tani 22 muajshe, Erin, nga Benington, Hertfordshajër, është duke u rritur në shtëpi. Por, prindërit e saj thonë se ende kanë rrugë të gjatë për të bërë. Nëna e saj tregon se, ditën kur i thanë se mund ta çonte vajzën në shtëpi, nuk mund të besonte nga gëzimi. Por të gëzuar ishin edhe anëtarët e tjerë të familjes. Përndryshe, ky është fëmija i parë i çiftit.
Çka është gastroskizis
Gastroskizis është një defekt i murit të barkut dhe paraqitet kur barku nuk zhvillohet në tërësi gjatë shtatzënësisë. Për këtë shkak organet e barkut mbesin jashtë. Nuk dihet saktë- sisht se çka e shkakton këtë sëmundje, edhe pse ajo haset më shpesh te fëmijët e nënave më të reja se 20 vjet. Haset në 1 në 3000 bebe të lindura në vit (në Britani).
Problemet me zemër
Sikur kjo të mos mjaftonte, vogëlushes iu gjet edhe një defekt në zemër. Kjo kërkon trajtim shtesë, për çka edhe prindërit e saj janë optimistë të matur.
(Kosova Sot)