Mendonte se ishte shtatzënë, doli të kishte kancer
Në mitrën e saj nuk kishte asnjë bebe, por ishte duke u rritur një tumor i rrezikshëm
Kjo formë e tumorit quhet shtatzënësi molare, ku nuk zhvillohet bebja nga qeliza e fekonduar, por qeliza anormale S tephanie Theobald nga Mançesteri kishte mbetur e dëshpëruar pasi që, në një ultrazë, të bërë në atë që ajo mendonte të ishte java e 12-të e shtatzënësisë, infermierja i tha se nuk mund ta gjente zemrën e bebes. Analizat e mëtejme, sidomos marrja e materialit me biopsi, bëri me dije se, në mitrën e saj nuk kishte asnjë bebe, por ishte duke u rritur një tumor i rrezikshëm. Meqë tumori ishte malinj, ajo kishte nevojë të madhe për kimioterapi. Por, në anën tjetër, kimioterapia mund t'iu japë fund shpresave të saj që të bëhet nënë.
Dhoma "e lajmeve të këqija"
Ja si shprehet zonja Theobald: "Unë jam njëra nga gjashtë fëmijët e prindërve të mi, më e vogla dhe vajza e vetme. Për këtë shkak, nëna ime ishte tepër e lumtur kur i thash se kisha ngelë shtatzënë. Por, çdo gjë u shndërrua në tragjedi. Kur shkova për ta bërë ultrazërin, moment i cili do të duhej të ishte i lumtur, ne morëm lajme që na rrëzuan përdhe. Na futën në një dhomë të vogël, për të cilën kishim marrë vesh se ishte dhoma "e lajmeve të këqija". Ata më thanë se mund të prisja derisa ta abortoja beben e vdekur, apo të operohesha. Unë zgjodha operacionin, meqë nuk mund të prisja nga stresi. Doli që ky vendim të ishte shumë me vend, meqë ata m'i bënë analizat para operacionit, kur konstatuan se në mitrën time nuk kishte bebe, por aty ishte duke u rritur një tumor vdekjeprurës. Sikur të mos vendosja për operacion, tumori do të vazhdonte të rritej. Nuk dija si t'iu tregoja të tjerëve për këtë lajm të keq". Zonja Theobald ishte martuar me partnerin e saj Michael, 38 vjeç, në vitin 2015, pas pesë vitesh të jetës së përbashkët dhe donin që menjëherë të kishin fëmijë. Kjo formë e tumorit quhet shtatzënësi molare, ku nuk zhvillohet bebja nga qeliza e fekonduar, por qeliza anormale. Kjo gjendje mund të kalojë në kancer dhe kërkon intervenim të menjëhershëm, trasmeton gazeta Kosova Sot
Duhet të presë një vit pas kimioterapisë për të mbetur prapë shtatzënë
Shtatzënësia molare besohet të paraqitet një në 1000 lindje. Indi anormal zakonisht largohet me operacion, por ai mund të ngelë dhe të përhapet përtej mitrës. Zonja Theobald tanimë ka zhvilluar kancer dhe kimioterapia nuk ka si të evitohet, përkundër të gjitha rreziqeve që mund të sjellë. Mjekët i kanë thënë se i duhet të presë, të paktën, për një vit pas kimioterapisë, për të provuar që të ngelë shtatzënë, gjë që d.m.th. se ata mund ta provojnë këtë në vitin 2018, kur ajo do të ketë rreth 37 vjet. Në anën tjetër, ajo frikësohet se, po të ngelë edhe një herë shtatzënë, do t'i përsëritet gjendja nga shtatzënësia e parë. burri i saj, në anën tjetër, mendon se faji është i tij, prandaj i ka thënë se nuk dëshiron më që t'ia rrezikojë jetën. Thikë me dy tehe.
(Kosova Sot)