Ia jep të dashurës flakën, pasi që ajo deshi ta linte

  • 26 November 2016 - 20:02
Ia jep të dashurës flakën, pasi që ajo deshi ta linte

XHELOZIA S'KA KUFI

Polo Pietropaolo tha se donte ta bënte të dashurën e tij, Carla Caiazzo, aq të shëmtuar, saqë askush të mos e donte më

Një i dashur xheloz, i cili i ka vënë flakën të dashurës, e cila gjendej në një shtatzënësi të shtyrë, pasi që ajo i kishte thënë se do ta linte, për të shkuar me një burrë tjetër, është dënuar me 18 vite burg. Polo Pietropaolo e la Carla Caiazzon të shëmtuar, pas sulmit të tij, i cili ndodhu në shkurt. Ai më pas tregoi se donte t'ia prishte fytyrën e saj të bukur, në mënyrë që askush tjetër të mos e donte më. Është i çuditshëm fakti që bebja e tyre, Giulia Pia, i mbijetoi kësaj situate pa pasoja, transmeton gazeta Kosova Sot.

Gjykata ia ka ndaluar atij çdo kontakt me të bijën e vogël

I dashuri 42-vjeçar sulmoi Caiazzon më 1 shkurt në qytetin Formia, që gjendet në provincën Latina, në brigjet mesdhetare të Lacios, në Itali, midis Romës dhe Napolit. Gjykata ia ka ndaluar atij çdo kontakt me të bijën e vogël. Gjatë gjykimit, Caiazzo, 38-vjeçe, thotë se i dashuri kishte filluar ta ngufaste me duar, pasi që kishte marrë vesh se atë e kishin ftuar në një takim. Ajo tregon se i kishte humbur vetëdija, derisa trupin ia kishin kapluar flakët. Ajo ishte shpëtuar nga një fqinj, i cili kishte dëgjuar grindjen e tyre dhe i cili e kishte dërguar në spital. Caiazzo lindi vajzën derisa 50% e trupit të saj ishin mbuluar nga djegiet. U mor vesh se Polo ishte gjetur duke vozitur nën ndikimin e substancave dhe ia kishte pranuar policisë krimin që e kishte bërë. Përpos dënimit me burg, gjykatësi Egle Pil urdhëroi Pietropaolon që t'ia paguante 250,000 euro, tani, ish të dashurës së tij, derisa 50,000 euro t'ia jepte të bijës, ende bebe.

(Kosova Sot)