Bebja që mbijetoi falë prindërve së saj (Foto)
Mjekët iu kishin thënë t'ia fikte aparaturën vajzës së saj 4 javësh, e cila e mbante në jetë. Prindërit e saj nuk kishin vepruar kështu dhe tani vajza është shëndosh e mirë, trasmeton gazeta Kosova Sot
Iu kishin lindur dy vajza binjake. Binjaket kishin lindur para kohe dhe, sipas mjekëve, nuk kishte gjasa që ato të mbijetonin. Njërës prej binjakeve ata ia ndalën aparaturën që e mbante në jetë, sipas këshillës së mjekëve, por këtë refuzuan ta bënin për binjaken tjetër. Kjo e fundit tani është duke u zhvilluar normalisht. Lauren Smith, 23 vjeçe, ishte dërguar në spital, pasi që i "pëlcitën ujërat" e shtatzënësisë në Kërshëndellat e vitit të kaluar.
Mjekët ia huqën
Ajo dhe partneri Graham Lucas, 27 vjeç, morën lajmin e hidhur nga mjekët, se binjaket e tyre vuanin nga sindroma fatale e transfuzionit midis binjakëve. Për këtë shkak, binjaket Elouise dhe Ava kishin lindur para kohe, në javën e 25-të të shtatzënësisë, në janar të vitit 2016. Binjaket u vendosën në inkubatorë, por mjekët iu thanë prindërve që t'ia fiknin aparaturën mbështetëse vajzës Elouise vetëm 18 orë pas lindjes, meqë ajo, sipas tyre, nuk kishte gjasa që të mbijetonte. Ajo kishte vetëm 400 gramë. Katër javë më vonë, mjekët iu thanë prindërve që t'ia fiknin aparaturën mbështetëse edhe binjakes tjetër, Ava, por kësaj here prindërit e refuzuan këtë kërkesë dhe binjakja e mbetur vazhdoi që të luftonte për jetë. Ajo vazhdoi që të qëndronte në inkubator për 10 javë, iu nënshtrua shumë trajtimeve mjekësore gjatë katër muajve të saj të parë, u trajtua në pesë spitale të ndryshme dhe shpesh jeta e saj varej në një fije peri. Dhe, Ava ia doli. Ajo tani ka shtatë muaj që gjendet në shtëpi dhe është duke u zhvilluar normalisht.
(Kosova Sot)