Fëmijët me aftësi të kufizuara të diskriminuar në arsim

  • 12 December 2016 - 09:49
Fëmijët me aftësi të kufizuara të diskriminuar në arsim

Në Prishtinë po mbahet seminari nacional me temën “Fuqizojmë të Drejtat e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar në Kosovë”.

Kjo në kuadër të projektit “I mbrojmë fëmijët nga dhuna dhe promovojmë inkuzionin shoqëror në Ballkanin Perendimor dhe Turqi”.

Kryetari i Forumit Kosovar për Persona me Aftësi të Kufizuar Bujar Kadriu ka thënë për Klan Kosova se qëllimi i këtij seminari është paraqitja dhe krahasimi i gjendjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në vendet e Ballkanit Perendimor dhe Turqi.

Sipas tij Kosova problem kryesor te kjo kategori e fëmijëve ka mosofrimin e edukimit për ta.

Aktualisht Kadriu tha se fëmijët të cilët ndjekin mësimet janë në klasë të bashkangjitura që nënkupton të veçanta e jo të zakonshme e që sipas Kadriut është shkelje dhe diskriminim për këta fëmijë.

Rezultatet që do të prezantohen Kadriu thotë se do ta paraqesin vendin në një pozitë jo të favorshme sa i përket mbrojtjes së këtyre fëmijëve.

(Kosova Sot)