E mbajti të gjallë beben në bark duke pirë 3 litra ujë në ditë

  • 11 March 2017 - 19:39
E mbajti të gjallë beben në bark duke pirë 3 litra ujë në ditë

RRËFIMI PËR "BEBEN E UJIT"

Çifti mirëpriti lindjen e djalit

Një nënë rrëfen se si, me qëllim që ta mbante gjallë djalin që e kishte në bark, pinte më shumë se 3 litra ujë në ditë, pasi që mjekët i kishin thënë ashtu

Një grua ka zbuluar se si e kishte mbajtur beben e saj të gjallë në bark, duke pirë më shumë se 3 litra ujë në ditë. Doktorët i kishin thënë Louise Adamsit, 28 vjeçe, nga Stoke-on-Trent, Stafordshajër, se bebja e saj kishte vetëm 5% gjasa që të mbijetonte, pasi që asaj i plasën ujërat që në javën e 22-të të shtatzënësisë. Por, zonja Adams dhe burri i saj, Jakk, 32 vjeç, ishin të vendosur që ta mbanin djalin e tyre gjallë, prandaj filluan të kërkonin opsione të tjera. Ata zbuluan se, në vende të tjera, shtatzënat të cilëve iu derdhet uji i shtatzënësisë më herët sesa që duhet këshillohen që të pinë më shumë se 3 litra ujë në ditë, me qëllim të zëvendësimit të lëngut të humbur dhe të ruajtjes së shëndetit të bebes në barkun e nënës, transmeton gazeta Kosova Sot.

"Mund ta ndjeja djalin duke më shqelmuar"

Tre muaj më vonë, çifti mirëpriti lindjen e djalit Joseph - një bebeje me të vërtetë "të ujit". Zonja Adams thotë:"Edhe pse mjekët britanikë ishin skeptikë, unë zbulova se, në vende të tjera të botës, praktikohet pirja e sasive të mëdha të ujit. Jam e sigurt se ai mbijetoi përkundër mundësive tepër të vogla, falë asaj se pija ujë vazhdimisht dhe sigurohesha që të isha e hidratuar. Çifti, ku që të dy janë mësues, mbetën tërësisht të tronditur kur mjekët iu thanë se nuk mund të bënin asgjë për shpëtimin e fëmijës së tyre, meqë ai nuk kishte mbushur ende javën e 24-të të shtatzënë- sisë. E tëra që ata mund të bënin ishte që ta prisnin abortimin e bebes, për të cilin thoshin se ishte më se i sigurt. "Por, mund ta ndjeja djalin duke më shqelmuar. Nuk mundesha thjesht të rrija duarkryq", thotë e ëma e tij. 

Hudhra lufton infeksionet

Por, përkundër kësaj storjeje me hepiend, mjekët britanikë nuk iu preferojnë shtatzënave që kanë humbur ujin e shtatzënë- sisë më herët që të pinë shumë ujë, meqë thonë se nuk ka dëshmi të mjaftueshme se kjo gjë me të vërtetë ndihmon. Por, uebsajti i Klinikës Mayo thotë se gjendja e mungesës së lëngut amniotik mund të përmirësohet me anë të konsumimit të një sasie më të madhe të lëngjeve. Pas gjashtë ditëve të qëndrimit në spital, zonja Adams u lëshua në shtëpi dhe gjatë 13 javëve të ardhshme pushoi, duke pirë në ndërkohë më shumë se 3 litra ujë në ditë. Ajo po ashtu hante hudhra, meqë i kishin thënë se një gjë e tillë lufton infeksionet. Joseph lindi si një fëmijë tërë- sisht normal. 

(Kosova Sot)