Kristaj: “Kosova Sot" nuk u gjunjëzua para Serbis e as nuk u ndal

  • 27 March 2017 - 11:00
Kristaj: “Kosova Sot

Frrok Kristaj, publicist dhe krijues Në kohën e okupimit klasik, në dekadën e fundit të shekullit kaluar, për pushtetin serb mjetet e informimit në gjuhën shqipe ishin halë në sy. Nga tërbimi i shfrenuar serbët jo vetëm që vritnin e shkatërronin çdo gjë mbi tokë, por edhe digjnin shtypshkronjat, siç e pati fatin edhe "Kosova Sot".

Image

Ata e dogjën edhe tokën e Kosovës, në veçanti e intensifikuan djegien në kohën e sulmeve të NATO-s mbi caqet serbe, vetëm e vetëm që të mos mund të regjistrohej gjë për krimet e tyre. Megjithatë, e përditshmja "Kosova Sot" jo vetëm që arriti t'i regjistrojë krimet serbe, por edhe jetën e rëndë të shqiptarëve. "Kosova Sot" nuk u gjunjëzua, e as nuk u ndal. Arriti t'i regjistrojë në përpikëri të gjitha ngjarjet, me të cilat karakterizohet tranzicioni i Kosovës nga koha e okupimit e deri te proceset e para demokratike.

(Kosova Sort)