Bebja që foli kur i kishte vetëm shtatë javë tash nuk flet më

  • 10 May 2017 - 19:17
Bebja që foli kur i kishte vetëm shtatë javë tash nuk flet më

"Vajzat e mia çdo ditë luten që vëllai i tyre të flasë", transmeton gazeta Kosova Sot.
Një nënë, videoja e së cilës u bë e popullarizuar dy vjet më parë, pasi që në të shihej bebja e saj shtatë javësh duke thënë 'hello', ka bërë të ditur një lajm të hidhur, se i biri i saj, Cillian, i cili tani ka dy vjet, nuk flet fare. I biri i Toni McCannit vuan nga autizmi dhe nuk flet. Pasi që kishte ndarë me botën gëzimin e saj kur kishte dëgjuar të birin duke folur kur kishte vetëm shtatë javë, tani pret me mall që ta dëgjojë atë duke i thënë "hello, Mummy". Toni, 38 vjeçe, thotë se momenti kur djali i saj kishte folur, kishte qenë me të vërtetë moment i veçantë, por realiteti i tashëm është krejt tjetër.
"Unë menjëherë e di çka dëshiron ai" Kjo grua, e cila i ka edhe tri vajza, thotë: "Edhe vajzat e mia çdo ditë luten që vëllai i tyre të flasë. Jam e sigurt se ai, një ditë, do të flasë dhe do të na befasojë edhe një herë të gjithë neve". Ajo thotë se i biri i saj, edhe pse i vogël, i ka mësuar shumë gjëra, ku njëra ndër to është edhe se dashuria nuk ka nevojë për fjalë. "Dashuria që unë dhe ai e kemi për njëritjetrin është unike dhe e veçantë. Ai më adhuron mua, e unë e adhuroj atë. Kur Cillian dëshiron diçka, ai vetëm më shikon në sy. Unë menjëherë e di çka dëshiron ai. Sikur të komunikonim me telepati". Qyshkur djali kishte vetëm 15 muaj, gruaja kishte marrë vesh nga mjekët se ai vuante nga spektri i autizmit. Leksionet e çmueshme Me kalimin e muajve, vetëm sa vinte më shumë në pah ngecja e tij në zhvillim. E, kur motrat e djalit pyeten se çka i ka mësuar ato vëllai i tyre i veçantë, ato thonë se ai i ka mësuar që të mos tallin askënd që është ndryshe nga të tjerët. "Ai na ka mësuar që, përkundër asaj se ndokush mund të jetë i ndryshëm, ne mund ta duam atë". Edhe nëna thotë se djali i saj i ka ndryshuar motrat e tij, duke iu dhënë leksione të çmueshme. "Ashtu sikur mund ta bëjë vetëm një vëlla i vogël, me autizëm", përfundon ajo.  
 

(Kosova Sot)