Fotot e fëmijëve të zhdukur, të cilët do t'ju shkaktojnë të rrëqethura

  • 17 May 2017 - 19:16
Fotot e fëmijëve të zhdukur, të cilët do t'ju shkaktojnë të rrëqethura

EDHE PSE TË PAFAJSHËM, U RRËMBYEN NË MËNYRË TRAGJIKE

Madeleine McCann është njëri ndër fëmijët më të famshëm, të zhdukur, në Britani

Rrëmbimi i njerëzve të pafajshëm gjithmonë është përjetim dhe ngjarje tragjike. E, edhe më tragjike është kur rrëmbehen fëmijët dhe nuk gjenden kurrë më. Shpresojmë që kjo të mos ndodhë asnjëherë, në asnjë pjesë të botës, transmeton fazeta Kosova Sot.Image result for SodderFëmijët e familjes Sodder Natën e Kërshëndellave të vitit 1945, një zjarr shkatërroi shtëpinë e familjes Sodder në Fajetvill, të Virxhinias Perëndimore. George dhe Jennie Sodder ia dolën që të iknin nga aty, me katër nga nëntë fëmijët e tyre. Por, asnjëherë nuk u gjetën mbetjet e pesë fëmijëve të tjerë, gjë që thuajse nuk ndodh kurrë në zjarret e tilla. Një aspekt tjetër i çuditshëm është se, zyrtarisht, shkaktar i zjarrit mendohet të ketë qenë instalimi i keq i rrymës, edhe pse George Sodder sapo e kishte ekzaminuar atë. Së treti, shkallët të cilat George zakonisht i mbante mbështetur për murin e shtëpisë, nuk gjendeshin aty, por u gjetën rreth 22 metra larg, në fund të një argjinature. Së katërti, asnjëri nga kamionët e familjes nuk ndizeshin atë natë. Së pesti, linja telefonike e shtëpisë ishte prerë. Përkundër kërkimeve që zgjatën më shumë se 30 vjet, kurrë nuk u gjetën fëmijët e zhdukur. 

Image result for Johnny GoschJohnny Gosch Kjo foto shqetësuese mendohet të jetë e Johnny Gosch-it, njëra nga tri të tilla që dikush e kishte lënë para derës së nënës së tij, Noreen, në vitin 2006. Johnny Gosch ishte një djalë 12- vjeçar nga Uest Des Moines, Ajova, që merrej me shpërndarjen e gazetave. Derisa bënte këtë punë, ai ishte rrëmbyer më 5 shtator të vitit 1982. Johnny më nuk u pa kurrë, apo, ndoshta edhe u pa? E ëma e tij, Noreen, thotë se një natë të marsit të vitit 1997, rreth orës 2:30 të pasmesnatës, djali i saj, i cili asokohe kishte mbushur të 27-tat, kishte trokitur në derë, derisa ishte me një njeri tjetër. Ata biseduan për rreth 90 minuta dhe Noreen kishte thënë se Johnny frikësohej për jetën e tij dhe jetonte nën një identitet tjetër. Por, burri i Noreenit e vuri në dyshim vërtetësinë e kësaj ngjarjeje. Pra, nëna e shkretë mund të ketë fantazuar. Sido që të jetë, mendohet se Johnny u rrëmbye nga keqtrajtuesit e fëmijëve. 

Image result for Timmothy James PitzenTimmothy James Pitzen Një ditë të majit, të vitit 2011, Jim Pitzen e dërgoi të birin e tij gjashtëvjeçar, Timmothy, në shkollën e tij, në Aurora, Illinoi. Kjo ishte hera e fundit kur ai e pa të birin. Gruaja e tij, Amy, duhej të shkonte më pas për ta marrë djalin nga shkolla. Ajo e mori atë dhe e dërgoi atë në një park ujor në Uiskonsin Dells. Ata nuk u kthyen për tri ditë, gjatë së cilës kohë Amy dhe Timmothy bisedonin me familjen me telefon. Në një dhomë hoteli në Rokford më pas u gjet trupi i Amy-t. Ajo kishte bërë vetëvrasje. Më parë kishte vuajtur nga depresioni. Ishte rrëqethëse letra që ajo kishte lënë, ku thuhej se Timmothy ishte në të sigurt dhe "kurrë nuk do të gjendej". Nuk dihet a është me të vërtetë i sigurt ai, por sa i përket pjesës së dytë të fjalisë, ajo u tregua e vërtetë. Deri tani, nuk u gjet asnjë gjurmë e vogëlushit. 

Image result for Kyron HormanKyron Horman Djaloshi 10- vjeçar Kyron Horman u zhduk në qershor të vitit 2010. Ai ishte parë së fundmi në orën e mësimit, derisa përsëriste një mësim. Derisa ishte duke shkuar në orën vijuese, ai u zhduk. Çka ndodhi? Epo, sikur në të gjitha rastet që përfshihen këtu, kjo nuk dihet. Por, janë të shumtë ata që dyshimet i kanë te njerka e djalit, Terri. Ajo kishte bërë deklarata të paqëndrueshme në polici, rreth asaj se ku gjendej në atë kohë, kur ishte zhdukur djali. Për më tepër, gjashtë muaj më parë, i ati i djalit kishte kërkuar nga gjykata që t'ia ndalonte Territ që t'i afrohej atij, me arsyetimin se ajo i kishte ofruar para një vrasësi, për ta vrarë atë. Ka mundësi që, pasi nuk mundi ta vriste burrin, Terri ta ketë vrarë djalin e burrit, por kurrë nuk u gjet asnjë dëshmi që do ta vërtetonte një gjë të tillë. 

Image result for Madeleine McCannMadeleine McCann Madeleine McCann është njëri ndër fëmijët më të famshëm, të zhdukur, në Britani. Ajo u zhduk në vitin 2007, derisa bashkë me familjarët ishin në pushime në Algarve të Portugalisë. Dyshimet kishin rënë mbi një biznesmen britanik-portugez, të quajtur Robert Murat, i cili ishte parë para apartamentit të familjes McCann. Murat u hetua hollë- sisht nga policia, por ata nuk gjetën asgjë inkriminuese rreth tij. Më pas dyshimet filluan të binin mbi vetë prindërit e vajzës. Autoritetet portugeze dyshonin se prindërit e kishin fshehur kufomën e së bijës, të frikë- suar, pasi ajo mund të kishte vdekur në ndonjë aksident. Por, më pas policia portugeze filloi të dyshonte se vogëlushja ishte rrëmbyer nga ndonjë rrjet pedofilësh. Sido që të jetë, vogëlushja nuk është gjetur as sot e kësaj dite. Ajo mbetet "personi i zhdukur për të cilin ishte raportuar më së shumti në kohët moderne". 

(Kosova Sot)