I zbulohet kanceri i syve, falë fotografive familjare

  • 25 May 2017 - 19:29
I zbulohet kanceri i syve, falë fotografive familjare

BEBJA SHTATËMUAJSHE BALLAFAQOHET ME NJË BETEJË TË RËNDË

Ekziston mundësia që kanceri t'i përhapet edhe në tru

Bebja Frankie Hendry, nga Njukestlli, do ta fillojë kimioterapinë e rëndë menjëherë dhe, ndoshta, do të duhet t'i nënshtrohet edhe një operacioni për jetë a vdekje

Një bebe shtatëmuajsh ballafaqohet me një betejë të rëndë për të mbijetuar, pasi është diagnostikuar me një formë të rrallë të kancerit të syve, gjë që ishte vërejtur në disa fotografi familjare. Frankie Hendry, nga Njukestlli, do ta fillojë kimioterapinë e rëndë menjëherë dhe, ndoshta, do të duhet t'i nënshtrohet edhe një operacioni për jetë a vdekje.

Vajza, tani e ka humbur shikimin në syrin e majtë

E ëma e saj Megan Athey, 24 vjeçe, shpreson që vajza e saj do të jetë në gjendje që ta mundë kancerin. Nëna e shqetësuar e kishte çuar vajzën te mjeku, pasi kishte parë se sytë e saj shkëlqenin në çdo fotografi. Ajo tregon sesi një mik i kishte vizituar dhe kishte bërë ca fotografi të familjes, me ç'rast ajo kishte vërejtur se sytë e vajzës së saj shkëlqenin në çdo foto. Ajo shikoi në internet dhe pa se ekzistonte rreziku që vajza e saj të vuante nga retinoblastoma, apo kanceri i syve. Vajza tani e ka humbur shikimin në syrin e majtë, prandaj ekziston shpresa se asaj do të mund t'i shpëtohet syri i djathtë. 

Terapia me ilaçe duhet të fillojë menjëherë

Ekziston mundësia që kanceri t'i përhapet edhe në tru, prandaj terapia me ilaçe duhet të fillojë menjëherë. Frankie ishte diagnostikuar me kancer të syve gjatë Javës së vetëdijesimit për retinoblastomë. Një në tre prindër kurrë nuk kanë çuar fëmijën e tyre për kontroll të syve. Mega n thotë: "Kam qarë vazhdimisht prej se ma kanë thënë lajmin e zi. Por, tani mendoj si mund t'i ndihmoj vajzës sime sa më mirë. Më duhet të mendoj pozitivisht". 

(Kosova Sot)