Dikur bebja më e madhe në botë, tani më i gjati në klasë!

  • 16 June 2017 - 20:29
Dikur bebja më e madhe në botë, tani më i gjati në klasë!

PERSONI MË I GJATË PËR MOSHËN QË KA

Indiani tetëvjeçar, Karan Singh, ka po thuajse gjatësinë e njëjtë me boksierin Wladimir Klitschko

Me një gjatësi gati 2 metra, ky nxënës tetëvjeçar nga India, përkundër asaj se konsiderohet personi më i gjatë për moshën që ka, thotë se shpreson që të rritet edhe më shumë, që t'i bëjë krenarë prindërit e tij. Karan Singh kishte një gjatësi prej 60 cm dhe 6.3 kile kur kishte lindur, duke vendosur kështu një rekord botëror, por tani, përkundër moshës së njomë, rri krah për krah për nga gjatësia me kampionin botëror të boksit, Wladimir Klitschko. Gjiganti i ri nga Meruti i Indisë i ka ngjarë si duket nënës së tij 33-vjeçare, Shweatlana, e cila është gruaja më e gjatë në Indi, me një gjatësi prej 218 cm. Ajo është lojtare e basketbollit. Burri i saj naturopat, Sanjay, 41 vjeç, po ashtu është i gjatë, por nuk ka mbetur shumë që ai të tejkalohet nga i biri, sa i përket gjatësisë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Problem gjetja e rrobave adekuate

Sanjay ka deklaruar se përkujdeset që i biri Karan të ushqehet sipas një diete të veçantë, të marrë vitamina dhe ta ketë një stil të shëndoshë të jetës. Ai po ashtu vizitohet rregullisht te një endokrinolog. "Deri më tani të gjitha analizat e tij janë në rregull", thonë ata. Deri më tani, problemi më i madh për Karanin ka qenë gjetja e rrobave adekuate. Edhe djali merret me basketboll dhe, sikur që mund të imagjinohet, ai është shumë i zoti në këtë sport.

(Kosova Sot)