I ati ia shpëton jetën bebes, pasi që e dëgjon "duke qarë ndryshe"
S tu Bonsall, 45-vjeçar, nga Lankashajri i Britanisë, apelon te prindërit e tjerë që t'i besojnë instinktit të tyre, edhe pse para mjekëve ndonjëherë rrezikojnë që të duken sikur idiotë. Ai thotë se, kur e kishte dëgjuar vajzën e tij bebe duke qarë 'ndryshe nga herët e tjera', ka mundur që të mos ndërmerrte asgjë, nga frika se mjekët do ta qortonin si tepër protektiv. Por, ai e dërgoi vajzën te mjeku dhe ia shpëtoi jetën. Bebja u diagnostikua me sepsë.
Mjekët e vunë në një komë artificiale
Bonsall thotë se e di që të gjitha bebet qajnë, por e kishte dërguar të bijën te mjeku, meqë ajo qante ndryshe nga herët e tjera. Ai tani është i lumtur që veproi në bazë të instinkteve të tij. Ai është baba i tre fëmijëve dhe punon si inxhinier. Tracy Bonsall, 44-vjeçare, i kishte treguar atij se vajza kishte qenë në atë gjendje për disa orë, gjë që e shqetësoi atë edhe më shumë. Gjendja e vajzës ishte aq e rëndë, sa që mjekët e vunë atë në një komë artificiale, ku qëndroi për tri ditë. Vogëlushja Megan tani është një fëmijë i lumtur njëvjeçar, përkundër përjetimit të saj të rëndë në javët e para të jetës.
Çka është sepsa, apo septikemia?
Sepsa është një gjendje shëndetë- sore e rrezikshme për jetë, e cila paraqitet, kur reagimi i organizmit ndaj infektimit rezulton me dëmtimin e vet organizmit. Kjo mund të çojë deri te shoku, dështimi i shumë organeve dhe vdekja. Simptomat përfshijnë të folurit me vështirësi, dridhjet e tepërta trupore, mungesa e urinimit gjatë ditës, problemet me frymëmarrje dhe paraqitja e larave në lëkurë. Trajtimi bëhet me antibiotikë, lëngje në formë të infuzioneve dhe me oksigjen.
(Kosova Sot)