Mendonte se e kishte abortuar të birin, merr vesh se ai ishte gjallë
Një grua kineze, e cila kishte bërë një abort, kishte mbetur e tronditur kur kishte marrë vesh se mamia e kishte shpëtuar beben dhe ia kishte shitur atë një familje tjetër. Në prill të vitit 2013, 18 vjeçja Lili nga Mongolia e brendshme, mori vesh se ishte shtatzënë, por nuk i tha asgjë askujt derisa arriti në moshën e 35-të të shtatzënisë. E shoqëruar nga vëllai, ajo shkoi që ta abortonte fëmijën. Mjekët i kishin thënë se çdo gjë kishte përfunduar me sukses. Por, pasi kaluan vetëm tri ditë, policia e informoi këtë grua se mamia e kishte shpëtuar beben e saj.
Foshnja kishte gjasa për të mbijetuar
Mamia e maternitetit Liang Xiaohua ka pranuar se kishte menduar që foshnja kishte gjasa për të mbijetuar. Ajo thotë ta kishte dëgjuar beben duke qarë, prandaj e kishte marrë nga qesja e plastikës, për ta shpëtuar. Ajo i kishte dhënë bebes oksigjen dhe ujë, duke e fshehur më pas atë në një dollap. Maminë e kishin dëgjuar duke i telefonuar dikujt dhe duke e pyetur se a e donin një bebe, duke shtuar po ashtu se nuk e dinte a ishte bebja vajzë, apo djalë. Ajo ia shiti beben një kushëriri të saj. Bashkëfshatarët kishin filluar të dyshonin dhe e kishin lajmëruar kushëririn në polici. Lili filloi t'i pyeste policët se ku gjendej foshnja, por ata nuk i tregonin. Ajo shkoi edhe në dyer të tjera, duke trokitur me të njëjtën pyetje, por askush nuk i tregonte asgjë.
Kompensim për kostot mjekësore
Autoritetet konstatuan se bebja ishte rrëmbyer. Më pas, Liang Xiaohua u arrestua për dyshimin e rrëmbimit të fëmijës. Lili i kërkoi nga Liang Xiaohua kompensim për kostot mjekësore, tarifën e avokatit dhe për koston e mbështetjes, me vlerë rreth 150,000 euro. Liang Xiaohua u dënua me dy vjet burg, për rrëmbim të fëmijës. Por, Lili nuk mori kurrfarë kompensimi. Ajo u ankua në këtë vendim, por përsëri u refuzua. Rasti u mbyll përfundimisht në maj të këtij viti.
(Kosova Sot)