Bebja shpëton falë çorapeve speciale
Një njeri, që është bërë baba për herë të parë, tregon sesi një palë çorapesh speciale, të cilat i kishte paguar 230 funte, ia kishin shpëtuar jetën fëmijës së tij. Ato çorape përmbanin një monitor që përcillte punën e zemrës dhe ato kishin treguar se foshnja kishte 260 rrahje të zemrës në minutë, gjë që është më shumë se dyfishi i të rrahurave normale te foshnjat.
U diagnostikua me sëmundjen e quajtur takikardi supraventrikulare (SVT)
Nëna e bebes, Kate Crawford, si dhepartneri i saj, Ryan Golinski, që të dy 26- vjeçar, kishin pritur me gëzim të madh lindjen e fëmijës së tyre të parë. Por, sikur edhe çdo njeri kur bëhet prind për herë të parë, edhe ata ishin nervozë se a do të mund të përkujdeseshin si dhe sa duhet për fëmijën e tyre. Për këtë qëllim, ata kishin blerë një palë të çorapeve speciale, të cilat përmbanin një monitor, i cili duhej të përcillte punën e zemrës së bebes. Ky doli të ishte një vendim me mend i tyre, meqë djali i tyre, Bryce, më pas u mbajt për katër ditë në spital. Ai u diagnostikua me sëmundjen e quajtur takikardi supraventrikulare (SVT), një përshpejtim i ritmit të zemrës, i shkaktuar nga një aktivitet jo adekuat elektrik në pjesën e epërme të zemrës. Tani fëmija është duke u trajtuar me ilaçin propranolol dhe prindërit e tij nuk e dinë se për sa kohë do të duhet të vazhdojë ky mjekim. Por, ata janë të sigurt për një gjë - nuk do t'ia heqin asnjëherë djalit të tyre çorapet e veçanta. "Ato ia shpëtuan jetën bebes tonë", thonë ata.
(Kosova Sot)