I vdiq fëmija pak para lindjes, plas placenta
Një nënë ka publikuar fotot prekëse të djalit të saj të sapolindur, të lindur të vdekur, të cilin ajo e mbajti në duar për 24 orë. Ajo ka një lutje nga të tjerët: "Ju lutem, më pyesni rreth engjëllit tonë të vogël. Mos u bëni sikur ai nuk ka ekzistuar fare". Të frikësuar mos po thonë ndonjë gjë të pavend, Jemma Bennett thotë se të tjerët që shkonin për ta vizituar, nuk e përmendnin aspak djalin e saj, të lindur të vdekur. Ja si shprehet ajo: 'Nënat tjera marrin dhurata, sikur p.sh. arushë të vegjël të pelushit, por askush nuk më pyet asgjë rreth djalit tim, Harlee. Njerëzit sillen sikur të mos kisha qenë fare shtatzënë. Askush nuk pyet çka ndodhi, asgjë. E kuptoj se ata nuk dinë çka duhet thënë. E di se kjo është një temë e vështirë për t'u biseduar, por mendoni për një çast si më bën kjo heshtje mua që të ndihem. Paramendoni sa e vështirë është për mua që kurrë më të mos flas për beben time, vetëm pse të tjerët ndihen keq apo e kanë vështirë ta dëgjojnë këtë llaf. Edhe ne, nënat që kemi lindur fëmijë të vdekur, kemi rrëfimin tonë. Sikur edhe çdo nënë tjetër".
Deri vetëm pak orë para lindjes, fëmija i saj ishte shëndosh e mirë
Vogëlushi Harlee vdiq pasi që erdhi deri te gjendja që në mjekësi quhet shkolitje e placentës, derisa bebja ende është në barkun e nënës. Jemma tani dëshiron që ta ngritë vetëdijen rreth shkolitjes së placentës, gjë që ndodhë në 1% të shtatzënësive. Ajo që e bën këtë humbje edhe më tragjike, është fakti se, deri vetëm pak orë para lindjes, fëmija i saj ishte shëndosh e mirë.
Jemmas dhe partneri i saj kanë 4 vajza
Vdekja e vogëlushit i erdhi Jemmas derisa ajo ende ishte në pikëllim për humbjen e nënës, e cila i vdiq papritmas në moshën 54-vjeçare, nga infarkti i zemrës. Ajo dhe partneri i saj kanë 4 vajza, prandaj kur morën vesh se bebja e tyre është djalë u gëzuan edhe më shumë. Placenta është mbështjellësi i bebes, nëpërmes së cilës bebja merr nga nëna oksigjenin dhe materiet ushqyese. Shkolitja e placentës bën që bebja të vdesë për shkak të mungesës së oksigjenit. Nëna dhe babai i djalit, të lindur të vdekur, qëndruan me të për më shumë se 24 orë, duke e puthur dhe ledhatuar.
(Kosova Sot)