Lind bebja me zemrën jashtë trupit. O Zot, si mbijetoi? (Foto)
Një foshnje mbijetoi kundër të gjitha gjasave pasi ajo lindi me zemrën jashtë trupit. Prindërit e saj, Naomi Findlay dhe Dean Wilkins, u paralajmëruan se foshnja kishte më pak se 10% shans për të mbijetuar.
Por bebja është fëmija i parë britanik, e cila i ka mbijetuar kësaj gjendjeje. Madje për shumë kjo është thjesht një mrekulli.
Kjo sëmundje, nga e cila ishte prekur foshnja, rezulton në rritjen e zemrës jashtë trupit.
Naomi, nga Nottinghamshire, tha: “Shanset e mbijetesës ishin thuajse zero. Por unë në fund kam thënë vetëm se ndërprerja e shtatzanisë nuk është një opsion për mua”.
I ati i foshnjes preku me fjalët e tij: “Ne po mbanim frymën, duke pritur që ajo të merrte frymën e saj të parë. Ne nuk guxonim të merrnim frymë derisa ajo mori frymën e saj të parë. Kur bërtiste, bërtitëm”.
Mjekët thonë se foshnjen e pret një rrugë e vështirë përpara deri në rikuperim.
(Kosova Sot)