Tenesi: Lind "bebja e dëborës", embrioni i ngrirë prej 24 vjetësh
Ruajtja më e gjatë e një embrioni në ngrirje ka përfunduar me lindjen me sukses të një fëmije në nëntor, në Tenesi, SHBA.
Emma Wren Gibson, e ardhur në jetë më 25 nëntor, është rezultat i ngrirjes së një embrioni më 14 tetor 1992.
Prindërit e Emës, Tina dhe Benjamin Gibson, mbetën të befasuar kur morën vesh moshën e embrionit.
“Unë jam 25 vjeçe. Ajo dhe unë mund të kishim qenë shoqe të ngushta”, tha nëna disa muaj më parë.
Ndërsa pas lindjes në një intervistë për CNN, ajo shprehet: “Doja thjesht një fëmijë. Nuk dua t’ia di nëse është një rekord botëror”.
Rasti konsiderohet i veçantë pasi deri tani, embrioni më i vjetër që ka përfunduar me një lindje të suksesshme ka qenë i ruajtur për 20 vjet.
Ema është një bebe vajzë e shëndetshme. Prindërit e saj thonë se ajo është dhurata më e mirë e Krishtlindjeve. Edhe pse nuk kanë të njëjtat gjene, nëna dhe babai i saj thonë se dashuria për të është e njëjta.
Ema është një embrion i ruajtur për 25 vjet, pasi u konceptua në laborator me materialin gjenetik të një çifti që nuk mund të kishin fëmijë në mënyrë natyrale.
Ndryshe këta fëmijë quhen “bebet e dëborës”, për shkak të kohës së gjatë që embrioni kalon i ngirë në laborator, në pritje për të ardhur në jetë.
(Kosova Sot)