Bebja nëntëmujore, e madhe sa një fëmijë dyvjeçar
VUAN NGA NJË ÇRREGULLIM I RRALLË GJENETIK.Loren Faingaa, 26 vjeçe, thotë se vajza e saj ishte diagnostikuar me këtë sindromë, që njihet edhe me emrin gjigantizmi cerebral, kur kishte vetëm pesë javë.
Vajza nëntë mujore e një gruaje nga Melburni është e madhe sikur t'i kishte, të paktën dy vjet, për shkak të një sëmundjeje të rrallë, e cila shkakton gjigantizëm. Sindroma Sotos është sëmundje gjenetike, e cila bën që fëmijët të rriten më shumë dhe më shpejt sesa fëmijët e tjerë. Loren Faingaa, 26 vjeçe, thotë se vajza e saj ishte diagnostikuar me këtë sindromë, që njihet edhe me emrin gjigantizmi cerebral, kur kishte vetëm pesë javë. Kjo sindromë shkakton edhe probleme tjera shëndetësore.
Ka lindur vetëm me një veshkë
Në rastin e Georgia-s, ajo ka lindur vetëm me një veshkë. Vënia e diagnozës së Georgia-s ishte tronditje për familjen e saj, meqë fëmijët e prekur nga kjo sëmundje rëndom nuk diagnostikohen derisa të mbushin dy vjet. E ëma e saj thotë se këtë lajm e ka përjetuar rëndë dhe, për një kohë, nuk mund të pajtohej me të. "Isha shumë e pikëlluar që përvoja ime e parë si prind nuk doli të ishte ashtu sikur që e paramendoja", thotë ajo.
Georgia kishte lindur pak para kohe
Kjo sëmundje, e cila prek 1 në 14,000 bebe, ka karakter gjenetik, por gjeni nuk është e thënë doemos që të trashëgohet nga prindërit. Zonja Faingaa thotë se ajo dhe burri kishin bërë analizat, por që të dy ishin shpallur të lirë nga ky gjen. Kjo grua, e cila nuk ka fëmijë tjerë, thotë se Georgia kishte lindur pak para kohe, në javën e 37-të dhe kishte 2.98 kilogramë, kështu që nuk kishin pasur arsye të mendonin se, me vajzën e tyre mund të mos ishte diçka në rregull.
(Kosova Sot)