Arrestohet imami Rexhep Memishi

  • 06 August 2015 - 07:48
Arrestohet imami Rexhep Memishi

(E plotësuar) 08:28 - Në aksionin e madh policor që nisi sot në lagjet e Shkupit, Gazi Babe, Dizhon dhe Serovë si dhe në qytetet e Kumanovës, Strugës dhe Gostivar, janë arrestuar dhjetëra persona.

Mësohet se në mesin e të arrestuarve është edhe Imami dhe ligjëruesi i Xhamisë në Tutunsuz në Gazi Babë dhe Jahja Pashë, Rexhep Memishi.

Aksioni sipas informatave jozyrtare është ndërmarr kundër pjesëmarrësve në luftërat në Siri dhe Irak.

------------------------------------------------------------------------------------------

07:78 - Aksion i madh policor kundër IS-it në Maqedoni

Në mëngjesin e sotëm ka nisur një aksion i madh policor në disa vende të Maqedonisë.

Thuhet se aksioni ka nisur në disa lagje te Shkupit, Gazi Babe, Dizhon dhe Serovë si dhe në qytetet e Kumanovës, Strugës dhe Gostivar, transmeton Alsat-M.

Aksioni sipas informatave jozyrtare, është ndërmarrë kundër pjesëmarrësve në luftërat në Siri dhe Irak.