Pak momente pasi kishte shkuar në banjë, lind beben e befasisë
32-VJEÇARJA NUK E KISHTE IDENË SE KISHTE NGELUR PËRSËRI SHTATZËNË
Shenjat e shtatzënësisë i kishte keqkuptuar si probleme me zorrë qorre
Një nënë e katër fëmijëve, e cila ishte duke marrë ilaçe kontraceptive, thotë se si e solli në jetë një vajzë 'të befasisë', pasi që shenjat e shtatzënësisë i kishte keqkuptuar si probleme me zorrë qorre. Charlene Fullerton, 32 vjeçe, nga Falkirk, Stirlingshajër, tregon se si nuk e kishte idenë se kishte ngelur me barrë, meqë menstruacionet nuk i ishin ndalë. Ajo tregon se si kishte shkuar në banjë me nguti dhe si, pak momente më pas, kishte lindur vajzën, Janey, me ndihmën e partnerit të saj, Steven Fraser, 34 vjeç, të cilit i kishte dhënë udhëzime dhe këshilla një operator i emergjencës me anë të telefonit.
Ishte zgjuar me ngërçe të barkut
Charlene tregon se si pak më shumë se një vit më parë kishte lindur vajzën e saj të tretë, Emily, dhe si rezultat i kësaj ajo dhe Steven kishin vendosur që të mos bënin më fëmijë. Meqë nuk e kishte idenë se kishte ngelur përsëri me barrë, Charlene tregon sesi gjatë tërë shtatzënësisë ka pirë verë dhe cigare. Charlene tregon se si lindja e papritur e vajzës së katërt ka qenë 'tronditja më e madhe në jetën e saj', meqë ishte duke bërë vizita të rregullta te mjeku dhe se menstruacionet nuk i ishin ndalur fare. 'Njerëzit kishin vërejtur se më ishte fryrë barku pak dhe më pyesnin a isha me barrë, por meqë isha duke marrë pilula kontraceptive dhe i kisha menstruacionet me rregull, fare nuk më kishte shkuar mendja se kishte mundësi të ngelja shtatzënë'. Pasi që, një mëngjes të gushtit të kaluar, ajo ishte zgjuar me ngërçe të barkut dhe pasi që kishte parë se kishte pasur gjakderdhje nga organet gjenitale, ajo kishte shkuar me vrap në banjë. "Vetëm pasi që pash të dilte kokën e vajzës, kuptova se isha duke lindur fëmijë", thotë ajo.
Falë Zotit, lindja kaloi pa ndonjë problem
Partneri i saj, Steven, në fillim kishte menduar mos asaj i kishte shpërthyer zorra qorre. Ata e thërritën ndihmën e shpejtë, por meqë lindja e fëmijës tanimë kishte filluar, ishte e qartë se ndihma mjekësore nuk do të arrinte me kohë. Për këtë shkak, operatori i ndihmës së shpejtë i dha Stevenit ca udhëzime me anë të telefonit dhe, falë Zotit, lindja kaloi pa ndonjë problem. Charlene tregon se, përpos tyre, edhe vajzat e tjera të tyre kishin mbetur të befasuara kur e kishin parë beben. Më pas arriti ndihma e shpejtë, e dërguan nënën dhe beben në spital, ku mjekët konstatuan se, si nëna, po ashtu edhe bebja ishin në gjendje të mirë.
(Kosova Sot)