Djali 4-vjeçar ua shpëton jetën vëllezërve të tij më të vegjël, binjakë

  • 09 May 2018 - 19:52
Djali 4-vjeçar ua shpëton jetën vëllezërve të tij më të vegjël, binjakë

KISHIN LINDUR ME NJË SËMUNDJE TË RRALLË IMUNE, TË QUAJTUR CGD

Për shumicën e fëmijëve, çdo vizitë te mjeku është një ankth i vërtetë, pa marrë parasysh a duhet të marrin ndonjë vaksinë, apo ta matin vetëm temperaturën. Prandaj, kur analizat treguan se djali 4-vjeçar, Michael DeMasi Jr, ishte personi i vetëm, palca e të cilit përshtatej me atë të vëllezërve të tij binjakë, të sëmurë, nëna e djalit filloi të shqetë- sohej se si do ta përballonte djali tërë këtë procedurë.

Mjekët ia morën atij qelizat e palcës

Binjakët e vegjël, Giovanni dhe Santino, kishin lindur me një sëmundje të rrallë të sistemit imunitar, të quajtur sëmundja kronike granulomatoze (CGD), e cila i bën ata tepër të ndjeshëm ndaj infeksioneve edhe më të thjeshta, të cilat për ta mund të jenë fatale, transmeton "Kosova Sot Online". Metoda e vetme e shërimit të tyre ishte transplantimi i palcës ashtërore. Për habinë e të gjithëve, djali 4- vjeçar, Michael, nuk hezitoi për asnjë moment. Pasi që me vite të tëra vet kishte qenë 'bebja e familjes', ai ishte i eksituar nga ideja që të bëhej hero shpëtimtar për vëllezërit e tij të vegjël. Më 8 mars mjekët ia morën atij qelizat e palcës, të cilat më pas iu transplantuan vëllezërve të tij binjakë. 

Superhero i jetës reale

Michael deklaroi për 'Washington Post' se: 'I shpëtova ata, meqë jam superhero!' 'Ai mund të thoshte, 'Jo, mami. Kam frikë dhe nuk dua ta bëj këtë', por në vend të kësaj, ai shkoi me vetëdëshirë në sallën ku iu bë intervenimi, sikur një superhero i jetës reale', thotë e ëma e tij, Robin Pownall. Edhe djali më i madh i kësaj gruaje, që tani ka nëntë vjet, ishte diagnostikuar me këtë sëmundje dhe ishte shëruar nga një donator anonim. Problemi nuk është vetëm të sigurohet një palcë ashtërore, por ajo palcë duhet të përshtatet me atë të pranuesit, përndryshe trajtimi nuk ka sukses.

(Kosova Sot)