Skandal në Mal të Zi, nëna lirohet nga materniteti me foshnje të huaj!
Në maternitetin e Qendrës Klinike të Malit të Zi (QKMZ) ka ndodhur situatë e paparë ndonjëherë pasi me një nënë lirohet edhe bebja e huaj, lajmëron televizioni malazias RTCG.
Nga Qendra Klinike e Malit të Zi është kumtuar se në të ardhmen gjatë lirimit, përveç nënës do të jenë prezentë edhe tre persona nga klinika – një neonatolog dhe dy infermiere.
Pasi e kanë marrë beben prej mamisë dhe e kanë braktisur Qendrën Klinike, nëna dhe bashkëshorti i saj nuk e kanë pasur as idenë se fëmija nuk është e tyre, dhe i pari kishte dyshuar babai i cili kishte vërejtur se fëmija është diçka më e vogël.
Kur kanë arritur në shtëpi nëna ia kishte hapur pelenat bebes dhe kishte vërejtur se numri në byzylykun spitalor nuk ishte i njëjtë.
Ishin kthyer në maternitet, ku i priste fëmija e tyre.
Në Qendrën Klinike të Malit të Zi kanë konfirmuar se ka ardhur deri te ndërrimi i bebeve.
“Gjatë lirimit, infermierja si dhe nëna nuk kishin vërejtur se bebja dhe nëna nuk e kanë numrin e njëjtë. Lëshimi ka ndodhur për shkak të punës së papërgjegjshme, sepse infermierja nuk i është përmbajtur procedurës dhe protokollit në lidhje me lirimin e nënave dhe të porsalindurve nga spitali. lëshimi i cekur menjëherë është stopuar dhe është evituar”, është kumtuar nga QKMZ.
Drejtori i Klinikës për Gjinekologji dhe Akusheri menjëherë e ka lajmëruar ngjarjen drejtorinë e QKMZ dhe kundër infermieres përgjegjëse është nisur procedura disiplinore, për ndërrimin e vendit të saj të punës apo të suspendimit.
(Kosova Sot)