Vajza e sapolindur vdiq vetëm 5 ditë pasi erdhi në këtë botë

  • 18 May 2018 - 21:28
Vajza e sapolindur vdiq vetëm 5 ditë pasi erdhi në këtë botë

MOMENTI PREKËS KUR NËNA NDAHET PËRGJITHMONË NGA BEBJA 

Një çift në pikëllim apelon te autoritetet shëndetësore që ta bëjnë rutinë kontrollin për një infeksion të shpeshtë, te gratë shtatzë- na, pasi vajza e tyre e sapolindur vdiq vetëm pesë ditë pasi u prek nga ky infeksion. Amber Lewis vdiq më 2 janar pasi ishte infektuar nga streptokoku i grupit B, apo shkurt GBS, bakter i cili jeton pa shkaktuar ndonjë problem te rreth 25% të femrave, por i cili mund të jetë fatal nëse kalon te bebja.

Asnjë prind nuk e meriton atë që kishin përjetuar ata

Ky bakter paraqet shkaktarin më të shpeshtë të infektimeve të rënda bakteriale te të sapolindurit dhe shkaktari më i shpeshtë i meningjitit te bebet deri në muajin e tretë të jetës, transmeton "Kosova Sot Online. Prindërit e vajzës, tanimë të ndjerë, Richard Lewis dhe Gabby Urrutia, nga Llanishen, Kardif, thonë se nuk kuptojnë pse testimi për streptokok të grupit B nuk është rutinë, derisa një kontroll i tillë bëhet në shumë vende të tjera duke përfshirë Poloninë, Lituaninë dhe Çekinë. I ati i vajzës thotë se asnjë prind nuk e meriton atë që kishin përjetuar ata, që pa kaluar as edhe një javë nga gëzimi i lindjes së fëmijës, të merren me planifikimin e funeralit të saj.

Kishte pasur një shtatzënësi të përkryer

"Sikur ndokush të më thoshte se, po t'i prisja të dy këmbët e mia, do të më kthehej vajza në jetë, nuk do të kisha hezituar as për një sekondë por kisha marrë sharrën vet me dorën time", thotë i ati i pikëlluar. Derisa zonja Urrutia, nëna e vajzës, thotë se kishte pasur një shtatzënësi të përkryer dhe momenti më i vështirë në jetën e saj ishte ai kur mbante në dorë dorën e vockël të vajzës, duke ditur se ajo do të vdiste së shpejti, pa pasur mundësi askush t'i ndihmonte. 

(Kosova Sot)