Ra në komë teksa ishte shtatzënë, ja ç’ndodhi më pas
Zhang Rongxiang ishte shtatzënë kur një aksident i tmerrshëm automobilistik e futi në gjendje kome. Vetëm pak momente pasi doktorët i thanë burrit të saj se ajo nuk do ta merrte dot më kurrë veten plotësisht, ata zbuluan se ajo priste një fëmijë dhe se bebja i kishte mbijetuar mrekullisht traumës.
Në pesë muajt në vijim burri i Zhang Rongxiang u kujdes në shtëpi për të deri sa mjekët arritën të kryenin një ndërhyrje çezariane për ta nxjerrë foshnjen nga barku.
Fëmija, Gao Qianbo, ka kaluar çdo ditë që prej lindjes së tij përkrah të ëmës. Kështu që qe një mrekulli absolute kur Zhang Rongxiang nu zgjua nga koma e saj me tingujt e zërit të djalit të saj.