Tetë ditë paraburgim për kryetarin e Komunës që kontrabandoi cigare

  • 12 July 2018 - 09:54
Tetë ditë paraburgim për kryetarin e Komunës që kontrabandoi cigare

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Strumicë i ka shqiptuar masën e paraburgimit tetëditor kryetarit të Komunës së Novo Sellos, Boro Stojçev.

Paraburgim prej tetë ditësh është shqiptuar edhe ndaj tre personave tjerë, ndërsa njërit i është marrë dokumenti i udhëtimit dhe duhet një herë të paraqitet në gjykatën e Strumicës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Novo Sellos dhe personat tjerë u arrestuan për shkak të dyshimeve për kontrabandim me cigare dhe do të qëndrojë në burgun e Prilepit.

Ata u arrestuan në një vendkalim në kufirin mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, në afërsi të fshatit Badillen.

(Kosova Sot)