Refuzon kimioterapinë, pasi merr vesh se është shtatzënë

  • 16 July 2018 - 13:39
Refuzon kimioterapinë, pasi merr vesh se është shtatzënë
Abbie Colvin kishte vetëm 19 vjet kur u diagnostikua me kancer të qafës së mitrës Një studente e re e mjekësisë tregon sesi kishte refuzuar kimioterapinë derisa ishte në javën e 35-të të shtatzënësisë, meqë nuk donte që fëmijën e saj, ende të palindur, ta ekspozonte ndaj efektit të dëmshëm të këtyre ilaçeve. Abbie Colvin, tani 20 vjeçe, u diagnostikua në shtator të vitit 2016, kur kishte vetëm 19 vjet, pas një viti nga fillimi i simptomave, duke përfshirë cistitin, gjakderdhjen pas marrëdhënieve intime dhe dhembjen e pjesës së poshtme të shpinës. Ajo sapo kishte filluar lidhjen me të dashurin Oakley Buchanan, 21 vjeç dhe sëmundja e saj u zbulua gjatë kontrollit rutinor.

Shijon momentet e rritjes së djalit Studentja e shkencës së biokimisë mori lajmin tmerrues se vuante nga kanceri i qafës së mitrës, por më së shumti u prek kur mjekët i thanë se, me gjasë, do të duhej t'ia hiqnin mitrën në tërësi. Pasi që u pajtua me idenë se, me gjasë, kurrë nuk do të mund të kishte fëmijë, Abbie nga Lankashajër, para se të fillonte me terapinë me laser, kundër qelizave të kancerit, në prill të vitit 2017, bëri një analizë të urinës, me ç'rast mori vesh se ishte shtatzënë. Edhe pse mjekët i thanë që të trajtohej me kimioterapi, Abbie nuk pranoi, meqë e dinte se ky ishte shansi i saj i vetëm që të bëhej nënë. Bebja 'e mrekullisë', Oscar Buchanan, që tani ka shtatë muaj, lindi shëndosh e mirë më 12 dhjetor të vitit 2017 ku, pas lindjes së fëmijës, Abbie iu nënshtrua tri raundeve të zorshme të kimioterapisë. Ajo tani është duke e bërë raundin përfundimtar të kimioterapisë dhe është duke shijuar momentet e rritjes së djalit të saj. Ajo tregon se, përkundër faktit se nuk kishte shumë kohë nga fillimi i lidhjes së saj të dashurisë, ishte e vendosur që ta lindte fëmijën me çdo kusht.

Donte që vetë ta lindte fëmijën e saj Mjekët i kishin thënë se mund të ngrinte qelizat vezë, për t'i përdorë më pas ato, që ndonjë nënë surrogat t'ia lindte ndonjë fëmijë, por Abbie donte që vetë ta lindte fëmijën e saj. Në anën tjetër, Abbie është e vendosur që të bëhet mjeke, prandaj përpos që merret me luftimin e kancerit, ajo po ashtu është duke mësuar me të madhe. Ajo dëshiron që femrat e reja, që diagnostikohen me kancer të qafës së mitrës, të mos dorëzohen por ta mbajnë një qëndrim pozitiv mendor. 


(Kosova Sot)