Gruaja lind në avion, bebja përfiton udhëtime falas gjithë jetën
Një avion i Arabisë Saudite ka qenë i detyruar të ulet në tokë përpara parashikimit sepse një grua që udhëtonte në të ka lindur gjatë fluturimit.
Avioni ishte duke udhëtuar nga Dammami drejt Kotchit, por fluturimi është ndalur në Mumbia. Mjekët e ekuipazhit bënë që gjithçka të shkonte mirë dhe vogëlushi bashkë me të ëmën të ishin të shëndetshëm.
Ky ishte rasti i parë i këtij lloji që kompania indiane e fluturimit, ka vendosur që fëmija të mos ketë nevojë për asnjë biletë në udhëtimet e jetës së tij.
Në raste të tjera të ngjashme, bebet kanë pasur të drejtën e udhëtimeve falas deri në një moshë të caktuar ose kanë përfituar vetëm disa fluturime prandaj ky i fundit është bebja më me fat që ka lindur në ajër.
(Kosova Sot)