Skandaloze:Gjatë lindjes me operacion cezarian, mjeku pret kokën e bebes

  • 30 September 2018 - 23:37
Skandaloze:Gjatë lindjes me operacion cezarian, mjeku pret kokën e bebes

Një ngjarje e pazakontë dhe e dhimbshme ka ndodhur derisa një mjek gjatë një procesi të lindjes ka prerë kokën e bebes, në mënyrë aksidentale.

Ngjarja ka ndodhur në Sëansea në fillim të vitit të kaluar, derisa u zbulua se bebja kishte vdekur për shkak të mungesës së oksigjenit dhe kishte pak shanse për të mbijetuar por mjeku që ishte mbikëqyrës e preu kokën e saj pasi e ngatërroi me membranën.

Ndërsa ky proces i lindjes ka qenë me anë të operacionit cezarian, nëna e mori vesh lajmin e hidhur vetëm pasi kishte dalë nga anestezia.

Vetë nëna tregoi se mjekët i kishin thënë që e kishte placentën shumë poshtë, e për këtë arsye përpara ose gjatë lindjes mund të kishte shumë gjakderdhje. Plani ishte që bebja të mbahej sa më gjatë në bark, në mënyrë që të kishte sa më shumë shanse për të jetuar.

Por duke qenë se nisi të kishte probleme, mjekët u detyruan që ta fusnin në sallë të lindjes.

Mjeku  tregoi se e kishte prerë placentën në mënyrë që të minimizonte gjakderdhjen. Këtë e kishte bërë fillimisht me thikë e më pas me gisht kishte krijuar një vrimë. Ai përdori bisturi për të prerë atë që besonte se ishte membrana, por që fatkeqësisht rezultoi se ishte koka e bebes.

“Është diçka që do qëndrojë gjithmonë në mendjen time”, thotë mjeku. Nga ekzaminimi mjeko-ligjor rezultoi se bebja kishte vdekur nga mungesa e oksigjenit dhe se nuk do të kishte mbijetuar edhe nëse mjeku nuk do ta kishte çarë në kokë.

 

 

(Kosova Sot)