Mendoi se ishte një kukull, peshkatari shpëton rastësisht një fëmijë
Një peshkatar ka shpëtuar rastësisht një fëmijë 1 vjeç e disa muajsh. Gus Hutt tregoi se në fillim mendoi se ishte një kukull, por më pas vuri re që ishte fëmijë.
Një foshnjë 18 muajsh është shpëtuar krejt rastësisht nga një peshkatar.
Ngjarja ndodhi në Zelandën e Re, në Plazhin Matata teksa Gus Hutt po peshkonte.
Ky i fundit ka treguar se në fillim mendoi se ishte një kukull, por kur bebja lëvizi kuptoi se bëhej fjalë për një foshnje.
“Unë mendova se ai ishte një kukull. Iu afrova dhe e kapa nga krahu, vazhdoja ende të mendoja se ishte një kukull. Fytyra e tij dukej si porcelan ndërsa flokët e tij të shkurtër ishin të shtruara nga lagia, por më pas ai lëshoi një frymë të vogël dhe mendova, ‘Oh Zot, ky është një fëmijë dhe është gjallë,”- ka thënë Hutt, shkruan CNN.
Mesa duket ka qenë fëmijë me fat!
(Kosova Sot)