Ishte shpallur i vdekur, mbijeton si për mrekulli

  • 11 December 2018 - 16:19
Ishte shpallur i vdekur, mbijeton si për mrekulli

Kaleb Crook, i cili tani ka 15 muaj, i habiti mjekët, pasi vazhdoi të merrte frymë edhe pasi e shkyçën nga aparatet që e mbanin në jetë. Prindërit e tij, Becki dhe Phil Crook, tanimë ishin hallashtisur me djalin e tyre, i cili atëherë kishte vetëm dhjetë ditë që kishte lindur. Mjekët thoshin se ai kishte pësuar lëndim të trurit, për shkak të mungesës së oksigjenit. Por, Kaleb i habiti të gjithë dhe, përkundër faktit se ka nevoja të veçanta, për shkak të dëmit të madh të trurit, tani pritet që të festojë Kërshëndellat e para në shtëpinë e tij në Ratbi, Leiçestershajër.

Kalebit i pëlqen të buzëqeshet

E ëma e djalit thotë se, pasi mjekët e shkyçën nga aparatet e frymëmarrjes, Kaleb filloi që të merrte frymë i pavarur dhe ia shtrëngoi lehtazi asaj gishtin, duke e shikuar në sy, sikur donte t'i thoshte se çdo gjë do të ishte në rregull. 'Tani, përkundër vështirësive, Kalebit i pëlqen të buzëqeshet, sidomos kur dëgjon zërin e motrës së tij". Të atit të djalit, 33 vjeç dhe gruas së tij, mjekët u kishin thënë se bebja kishte lëndime të mëdha të trurit, pasi që, në një moment gjatë shtatzënësisë, apo gjatë lindjes, ai kishte mbetur pa oksigjen.

Djali kishte lindur në shtëpi

Të dhënat tregojnë se tri në 1,000 bebe në Britani ose vdesin si pasojë e dëmtimit të rëndë të trurit, për shkak të mungesës së oksigjenit, në momentin e lindjes, ose mbesin me pasoja të rënda. Nëna e djalit, e cila ka edhe një vajzë më të madhe, ende nuk e ka të qartë se si ndodhi që i biri i saj të mbetej pa oksigjen. Ajo tregon se, menjëherë pas lindjes së djalit, ata kishin parë se ai ishte i zbehtë dhe nuk merrte frymë. Djali kishte lindur në shtëpi, meqë e ëma nuk kishte pasur kohë që të mbërrinte në spital, lindja kishte qenë aq e shpejtë. Sapo arriti në spital, djalin e vendosën në aparate të frymëmarrjes. Sot, ai konsiderohet fëmijë mrekulli. 

 

(Kosova Sot)