Disa mrekulli të vogla që ndodhën gjatë vitit 2018
JANAR
"Më thanë se isha shëruar nga kanceri i lëkurës" Suzie Newton, 49 vjeçe, një terapiste e bukurisë, jeton në Leigh-on-Sea me vajzën Tabitha, 17 vjeçe dhe partnerin Mike, 49 vjeç, një ish-specialist i IT-së. Tetëmbëdhjetë muaj më parë ajo kishte hequr me operacion një melanomë malinje (kancer i lëkurës) dhe, në janar, mjekët i thanë se ajo ishte pa kancer. Suzie thotë: Mjekët më thanë se mendonin se do të hiqnin gjithë kancerin, dhe, në janar, më thanë se isha e shëruar. Melanoma ishte kthyer dhe kishte përparuar nga faza dy në një fazë katër. Mjekët thanë se kisha një shans 66 për qind për të mbijetuar për dy vjet, dhe një shans 15 për qind për të mbijetuar pesë. Fillova me këtë terapi në shtator dhe përfundova muajin e kaluar, me një kurs të mirëmbajtjes duke filluar nga Viti i Ri.
SHKURT
Lind bebja e mrekullisë, pas sklerozës multiple Louise Willetts, 36 vjeçe, një menaxhere e ekipit të zyrës për një firmë IT, jeton në Rotherham, në Jorkshajrin Jugor, me burrin Steve, 45 vjeç, një menaxher dyqanesh, djalin Owen, 13 vjeç, dhe me 'beben e mrekullisë' së çiftit, Joy, të lindur në shkurt. Louise thotë: Kur u diagnostikova me sklerozë multiple (MS) në vitin 2010, kjo ishte një tronditje. Para së gjithash duhej të bëja kimioterapi, për ta zhdukur sistemin imun të vdekur. Ky trajtim do të më bënte sterile, prandaj kisha marrë (me operacion) vezët e mia: katër ishin fekonduar me spermën e Steve-it dhe ishin të ngrira. Pas transplantimit, u desh një vit që forca ime të kthehej: në fillim kisha akoma disa simptome të MS, por kjo u përmirësua. Steve dhe unë ishim donim me kusht ta kishim një fëmijë së bashku dhe shpresoja se MS nuk i kishte shkatërruar mundësitë tona. Kemi vendosur një embrion në barkun tim në maj të vitit 2017 dhe ka pasur sukses që herën e parë: kur lindi Joy, u ndjeva me kaq shumë fat. Dhe skanimet për MS kanë qenë të qarta (pa shenja të sëmundjes). Një bekim i dyfishtë.
MARS
"Operacioni i syve ma transformoi jetën" Gjyshja e katërfishtë Shirley White, 83 vjeçe, një nëpunëse pagash në pension, jeton në Horsham, Saseks perëndimor, me bashkëshortin Arthur, 86 vjeç, një inxhinier elektrik në pension. Falë një transplantimi të kornesë, Shirley ishte në gjendje të shihte nipin e saj Joshua, 24 vjeç, të martohej në muajin mars. Shirley thotë: Transplantimi e ka transformuar jetën time: shikimi ngadalë më është përmirësuar dhe tani mund të lexoj përsëri siç duhet. Po të mos e bëja transplantimin e kornesë, atëherë do të isha plotësisht e verbër në atë sy, do ta kisha kufizuar jetën time, e lëre më shpresat e mia për të parë martesën e Joshua-s në mars. Kam arritur të shoh diplomimin e mbesës time Natalie muajin e kaluar gjithashtu".
PRILL
Bën hapat e parë pa ndihmën e të tjerëve Theo Knott, 7 vjeç, jeton në Deal, Kent, me prindërit Naomi, 28 vjeç dhe Steven, 28 vjeç, një ndërtues dhe motrën e tij Indie, katër. Theo ka paralizë cerebrale. Vitin e kaluar ai kishte një operacion për ta ndihmuar të ecte: në prill ai i bëri hapat e tij të parë pa ndihmën e ndokujt. Naomi thotë: Ky moment në prill do të qëndrojë me ne përgjithmonë. Theo ka lindur para kohe, në javën e 31-të të shtatzënësisë, dhe nuk ishte zhvilluar sikur fëmijët e tjerë. Trupi i tij ishte gjithashtu shumë i ngurtë. Në moshën trevjeçare ai u diagnostikua me paralizë cerebrale. Brenda gjashtë muajve kemi filluar të shohim një ndryshim dhe në prill ai më në fund bëri hapa të pavarur. Ishte aq emocionuese për të gjithë ne - madje edhe Indie e ndiente atë, duke bërtitur: 'Mami, ai po ecën vetë!' Tani ai mund ta shkelmojë edhe topin. Ai nuk mund të shkruante më parë sepse muskujt e tij ishin kaq të shtangur - tani mund të shkruajë gjithashtu. Ishte një ëndërr e realizuar.
MAJ
Krenar që mundet edhe pa tableta të diabetit Alan Stanley, 46 vjeç, një ish drejtues i një kompanie, tani duke studiuar ligjin, jeton në Dorset me gruan e tij Rebecca, 48 vjeç, një punonjëse sociale. Alan u diagnostikua me diabetin e tipit 2 në vitin 2016. Ai ka humbur 31 kile dhe ishte në gjendje të ndalonte marrjen e ilaçeve në muajin maj.Alan thotë: mendoja se lodhja kronike ishte pasojë e stresit, por analizat e gjakut treguan se kisha diabetin e tipit 2, ndoshta të shkaktuar nga dieta ime - kam një gjatësi 190 cm dhe peshoja 127 kg. "Kështu në korrik të vitit 2017 fillova një dietë të ulët karbohidrate - pa patate, bukë apo makarona. Pesha filloi të binte në mënyrë të qëndrueshme dhe në maj unë arrita objektivin tim. Kjo ishte një pikë e rëndësishme pasi diabeti im zyrtarisht është në remision dhe atë muaj unë mund ta ndaloj marrjen e ilaçeve. Unë përjetova një ndjenjë të tillë të arritjes - mora shëndetin tim në duart e mia dhe bëra diçka për këtë".
QERSHOR
Mbijeton një sepsë të rrezikshme për jetë Wilf Sinclair, 48 vjeç, jeton në Londër me gruan Ellen, 44 vjeç, dhe vajzën e tyre Kitty Dora, nëntë vjeç. Më parë këtë vit Wilf, arkitekt, u dërgua në spital me gjendje sepse. Në qershor, ai kaloi një pikë kyçe tre mujore - ai më në fund e ndjeu se ishte në rrugën e shërimit. Wilf thotë: Kam psoriazë në këmbët e mia që përkeqësohet nën stres. Kur të nesërmen nuk mund të ngrihesha, Ellen thirri një autoambulancë. Deri në mesnatë gjendja mu përkeqësua edhe më shumë dhe më dërguan në kujdes intensiv, veshkat e mia kishin dështuar dhe zemra nuk po funksiononte si duhet. Më thanë se kisha sepsë, meqë për shkak të kruarjes, ishte infektuar indi. Isha i tmerruar, pasi një mik më kishte vdekur nga sepsa dy vjet më parë.Për fat të mirë trupi im iu përgjigj trajtimit. Ka një normë shumë të lartë i përsëritjes së sepsës në tre muajt e parë. Kalimi i asaj pike ishte një moment i vërtetë psikologjik". gjymtyrë.
KORRIK
"Udhëtimi familjar më ndihmoi që të harroja tumoret e trurit" Adele Kingston, 44 vjeçe, një ish-punëtore e këshillit komunal, jeton në Doncaster me burrin Shown, 41 vjeç, një elektricist dhe djemtë Jack, 16 vjeç dhe Harvey, dhjetë. Adele u diagnostikua me kancer të gjirit pesë ditë para se Harvey të lindte në vitin 2008. Ajo tani ka kancer në tru. "Kanceri më ishte përhapur gjithashtu në gjoksin e majtë dhe në mushkëri dhe, në vitin 2013 iu nënshtrova trajtimit eksperimental me një ilaç, pasi që mjekët më kishin dhënë 3 deri 6 muaj jetë. Kjo ishte katër vjet më parë. Tumoret e trurit kanë mbetur, por janë stabilë. Kam përjetuar momente që kurrë nuk kam menduar se do t'i përjetoja. Kam parë Harveyn duke filluar ditën e tij të parë në shkollë dhe Jackun duke kaluar të gjitha provimet e tij. Jam e vendosur të vazhdoj të luftoj. Miqtë dhe familja në fshatin tonë i mblodhën paratë për festën si një surprizë - ne kurrë nuk do të ishim në gjendje ta përballonim atë ndryshe. Në Meksikë lejoja veten të harroja se kisha kancer. Të gjithë jemi ende duke luftuar".
GUSHT
Banorët lokalë paguajnë 26,000 funte për operacion të shpinës ALIS Kingston, 16 vjeçe, jeton me prindërit e saj Suzanne, 50 vjeç, një mësues i shkollës fillore dhe Bill, 50 vjeç, një fotograf dhe motrën Holly, 13 vjeç, në Stortford, Hertfordshajër. Ajo kishte një operacion për një shpinë të shtrembëruar në gusht. Suzanne thotë: Së pari e vura re se qëndrimi i Alisit nuk ishte i drejtë në vitin 2016. Ajo u diagnostikua me skoliozë, shtrembërim të shpinës, me një kurbë masive prej 50 gradësh. Po të mos trajtohej, sëmundja do të ishte përkeqësuar, duke shtypur mushkëritë e saj dhe duke ndikuar në frymëmarrjen e saj. "Ne krijuam një ueb sajt për mbledhjen e fondeve, dhe shumë njerëz vendas dhanë dhurata. Ishte e besueshme. Brenda 48 orësh nga operacioni Alis u ngrit - dhe disa centimetra më e gjatë! Kurba gradualisht u përmirësua dhe tani është plotësisht e drejtë. Ajo ka shumë më shumë besim - dhe është e kënaqur nga sa e gjatë ajo është".
SHTATOR
"Zemra e re më dha një të ardhme" Babai i dy fëmijëve John Braidswood, 60 vjeç, një dentist në pension, jeton në Carlisle me bashkëshorten Morag, 58 vjeçe, një luleshitëse në pension. John u pranua në spital në janar, duke kërkuar transplantim të zemrës. Ai më në fund u kthye në shtëpi në shtator. John thotë: Mami kishte një zemër të sëmurë, por nuk e kuptuam se ishte gjenetike deri tre vjet më parë, kur unë u diagnostikova me kardiomiopati hipertrofike, një problem i trashëguar që më bënte të ndihesha pa frymë dhe letargjik." Meqë kam qenë i shëndetshëm gjatë gjithë jetës time përpiqesha të vazhdoja me ushtrime, duke e bërë veten të ecja nëpër spital gjithë kohën. Pak para transplantimit, e bëra hapin e miliontë. Transplantimi im më në fund u caktua që të bëhej në muajin gusht. E mora veten shpejt dhe isha në shtëpi deri në fund të shtatorit: ishte një ndjenjë e papërshkrueshme. Unë zgjodha të mos dija detaje rreth donatorit tim (njeriut që ma kishte 'dhënë' zemrën), por do t'i shkruaj familjes së tij për ta falënderuar".
TETOR
Gëzimi përfundimtar i bërjes nënë BROOKE Barber, 30 vjeçe, një konsulente bankare, jeton në Donkaster me burrin Dean, 29 vjeç, një këshilltar hipoteke. Gjashtë vjet pasi iu tha nga mjekët se kurrë nuk do të bëhej nënë, Brooke lindi vajzën Freya në tetor. Brooke thotë:" Më dhanë ilaçe që të stimuloheshin vezoret e mia, por kjo nuk funksionoi. Unë gjithashtu u përpoqa të humbisja peshë, por më kot, ende nuk mund të mbetesha shtatzënë. Kishte pesë vjet që ishim duke u përpjekur për t'u bërë prindër dhe, kudo që shikoja, më dukej se shihja nënat duke shtyrë karrocat me bebe. Isha e zemërthyer. Kam filluar trajtimin e IVF në dhjetor të vitit të kaluar në CARE Fertility në Shefild. Tre nga vezët e mia ishin fekonduar. Ne kishim dy të ngrira dhe njëra ishte vënë në mitrën time. Dy javët në pritje për të parë nëse ajo kishte pasur sukses, ishin më të gjatat në jetën time. Freya lindi pas një lindjeje natyrore që zgjati nëntë orë. Dean dhe unë jemi krejtësisht të dhënë pas saj".
NËNTOR
Kthehet në punë 16 muaj pas aksidentit Pamela Ashcroft, 36 vjeçe, është ekzekutive e PR nga Barnet në Londër. Ajo pësoi një dëmtim të trurit pasi u rrëzua nga një makinë 16 muaj më parë dhe më në fund u shërua mjaftueshëm për t'u kthyer në punë në nëntor. Pamela thotë: 25 gushti i vitit të kaluar filloi si një mëngjes normal. Nuk mbaj mend se çfarë ndodhi - ose diçka nga pesë ditët e mëparshme përpara aksidentit - por më kanë thënë se më ka goditur një makinë që ecte me shpejtësi rreth orës 8 të mëngjesit, ndërsa e kalova rrugën për të hipur në autobus. Më dërguan në spital, me gjakderdhje në anën e majtë të trurit. Kam vuajtur nga sulme me ankth të vërtetë dhe nuk mund të largohesha as nga shtëpia ime as të shkoja në punë. Vizitova një psikolog privat dhe kisha përkrahje të mahnitshme nga bamirësia "Headway". U deshën muaj, por më në fund u ktheva për të punuar në nëntor. Dita ime e parë në punë ishte me të vërtetë emocionale. Ndihej sikur isha një person tjetër, por më në fund kisha një ndjenjë të qëllimit përsëri".
DHJETOR
Jetën ia shpëtoi donatori OLIVER Meah, 11 muajsh, jeton në Birmingem m e prindërit Vicky, 32 vjeçe dhe Peter, 41 vjeç, një shofer i automjeteve të rënda, 'gjysmë-vëllain Michael, katër dhe "gjysmë motrën" Lily, 11 vjeç. Oliver, i cili iu nënshtrua një transplantimi të mëlçisë këtë vit, mbush një vjet më 24 dhjetor. Vicky thotë: Mjekët na paralajmëruan se, nëse sëmundja do të përkeqësohej, do të vinte deri te ënjtja e trurit, me ç'rast ata nuk do të mund të bënin asgjë. Dhe kjo mund të ndodhte në çdo moment. Ishte e tmerrshme. Vetëm disa ditë më parë, ai ishte mirë, e tani luftonte për jetë. Mrekullisht një ditë më vonë u gjet një donator i mëlçisë. Oliver kaloi një muaj në kujdesin intensiv dhe u kthye në shtëpi në tetor. Ai ka qenë në spital disa herë me infeksione, por ne ndjehemi jashtëzakonisht me fat që ende kemi atë me ne, duke pasur mundësinë që të festojmë Krishtlindjet si familje".
(Kosova Sot)