26-vjeçarja lind dy herë brenda vitit
Laura Aitchinson dhe partneri i saj Lewis Killip u bënë prindër të djalit të tyre Carlos, më 1 Janar të vitit 2016. Po në vitin 2016-të, ata u bënë me një tjetër djalë, Nicholas, ditën e Krishtlindjes.
E si për ta bërë historinë e saj edhe më mahnitëse, 26-vjeçarja solli në jetë një tjetër fëmijë, këtë herë një vajzë, Lola, e cila lindi vetëm pak ditë para Krishtlindjes të vitit që lamë pas.
Duke folur për mediat britanike, e reja nga Cumbria, Angli, u shpreh e mahnitur nga eksperienca e saj: “Gjithmonë e kam dashur shumë Krishtlindjen, por nuk e kisha menduar kurrë se mund të isha në gjendje të lindja fëmijë gjatë sezonit festiv. Padyshim që nuk ishte e planifikuar”.
Lewis, 47-vjeç dhe Laura u njohën online 6 vite më parë dhe vendosën që të provonin për të pasur një bebe. Fatkeqësisht Laura pësoi 2 aborte spontane, në një prej të cilëve ajo priste binjakë.
“Kur mbeta shtatzënë herën e tretë sigurisht që ishim shumë në ankth, nga frika se mos ndodhte sërish”, rrëfen e reja. Por shtatzënia shkoi mirë dhe bebja pritej të lindte më 5 Janar të 2016-s. Megjithatë Carlos lindi 5 ditë më herët, mëngjesin e 1 Janarit 2016.
Pa plane për një fëmijë të dytë, Laura vuri re se kishte nisur të shtonte në peshë vetëm në muajin Shtator.
“Bëra një test shtatzënie dhe shtangëm kur zbuluam se isha sërish shtatzënë. Habia ishte edhe më e madhe kur zbulova se isha 6 muajshe dhe bebja pritej të lindte sërish për Vit të Ri”.
“Nuk mund ta besoja. Trupi nuk më kishte shkuar ende në normalitet nga lindja e Carlos, kështu që mendoja se mbipesha dhe cikli i çrregullt ishte si pasojë e lindjes”.
E kështu, djali i saj i dyti erdhi në jetë ditën e Krishtlindjes. Më herët gjatë 2018-s ajo mbeti sërish shtatzënë dhe për Krishtlindje lindi vajzën. “Nuk e kam idenë sesi vijoj të lind fëmijë për Krishtlindje, por është e mrekullueshme”, rrëfeu e reja.
(Kosova Sot)