Vrau gruan dhe fëmijët, për hir të dashnores

  • 07 January 2019 - 16:23
Vrau gruan dhe fëmijët, për hir të dashnores

I qetë dhe me ndjenjat nën kontroll, Chris Watts qëndronte në verandën e shtëpisë së tij në Frederik, Kolorado, duke biseduar me reporterët e shumtë, që ishin mbledhur në oborrin e tij. Kamerat regjistruan momentin kur Chris, 33 vjeç, apeloi te publiku duke kërkuar ndihmë në gjetjen e gruas së tij shtatzënë dhe dy vajzave të tyre. 'Shanann, Bella, Celeste, nëse jeni diku, kthehuni, kudo që të jeni', tha ai. Chris nuk manifestonte emocione të tepërta dhe nuk kishte lot, por rëndësia e situatës ishte e qartë për të gjithë. E tërë familja e tij ishin zhdukur pa gjurmë dhe autoritetet, si dhe të afërmit e tjerë, ishin në kërkim të tyre. Chris në ndërkohë thoshte se nuk e kishte idenë ku mund të kishin shkuar familjarët e tij, duke e përshkruar gjendjen e tij si ëndërr të keqe, e jo si realite.

 

Problemet në martesë

Shanann dhe Chris kishin gjashtë vjet që ishin martuar dhe kishin dy vajza të mrekullueshme, Bella, 4 dhe Celeste, 3 vjet. Shanann po ashtu ishte në javën e 15-të të shtatzënësisë së tretë. Babi me këtë rast kishte shprehur entuziazmin e tij të madh. Kur morën vesh se bebja do të ishte djalë, gëzimi u bë edhe më i madh dhe ata ia vunë emrin bebes Nico, ende pa lindur ai. Edhe pse martesa e tyre dukej e përkryer, ata kishin problemet e tyre, sidomos financiare. Shannan në një kohë kishte një punë më të paguar sesa burri i saj, i duhej të udhëtonte, prandaj burri i këqyrte fëmijët. SHannan nuk linte rast pa e falënderuar atë edhe publikisht. Por, një ditë Shannan nuk u paraqit në një takim të caktuar. Kur e pyetën Chrisin, ai tha se nuk dinte gjë, meqë kishte shkuar herët në punë.

 

Afera me shoqen e punës

Hetuesit policorë kishin filluar me dyshimet e tyre. Ata vërejtën se Chris kishte filluar të bëhej xheloz rreth suksesit më të madh financiar të gruas së tij. Por, aty ishte edhe një aferë e tij, me një shoqe të tij të punës, Nichol Kessinger. Ai i kishte dërguar asaj letra të shumta, duke folur për të ardhmen e tyre të përbashkët. I kishte thënë se do të ndahej nga SHannan, pa i treguar se ajo ishte shtatzënë. Kur u arrestua, Chris pranoi ta kishte ngufatur gruan. Ai me këtë rast tha se gruaja, pasi që ky i kishte thënë se do të ndaheshin, kishte vrarë dy vajzat e tyre, por kjo ishte rrenë e kulluar. Incizimet nga kamerat e sigurisë treguan se ai i kishte vrarë të tria ato. Në nëntor të vitit 2018, Chris pranoi se kishte bërë të tri vrasjet. 

 

(Kosova Sot)