A ka gjetur inteligjenca artificiale një paraardhës të ri njerëzor?

  • 20 January 2019 - 16:13
A ka gjetur inteligjenca artificiale një paraardhës të ri njerëzor?

Kërkuesit shkencorë kanë identifikuar atë që mund të jetë një paraardhës njerëzor, deri më tani i panjohur, falë ndihmës së inteligjencës artificiale. Një hulumtim i ri në gjenomin e popullatave aziatike kanë vërejtur gjurmë të një hominidi të vjetër, i cili duket se ishte hibrid i dy specieve të paraardhësve njerëzor - neandertalëve dhe denisovanëve. Ky hominid antik, i cili ka jetuar me dhjetëra mijëra vjet më parë, më pas u çiftëzua me njerëzit modernë, të cilët arritën në Azi pas migrimit nga Afrika. Ky zbulim vjen vetëm pak muaj pasi që një ekip tjetër shkencëtarësh bëri publik zbulimin e një 'fëmije hibrid të dashurisë', të lindur nga një nënë neandertale dhe një baba denisovan. Dhe, kërkimet e reja shkencore nga Instituti i biologjisë evolutive (IBE), "Centro Nacional de Análisis Genómico" (CNAG-CRG) nga Qendra për rregullim të gjenomeve (CRG), dhe Instituti i gjenomeve në Universitetin "Tartu", sugjerojnë se hibridet e tillë njerëzorë mund të mos kenë qenë aq të rrallë. Ky homicid i sapozbuluar, i identifikuar duke përdorë algoritmet e të të mësuarit të thellë, sugjeron se speciet antike kryqëzoheshin me njerëzit modernë dhjetëra mijëra vjet më parë. 'Ikja e madhe nga Afrika ndodhi rreth 80,000 vjet më parë, ku pjesë të njerëzimit, që tanimë përbëheshin nga njerëz modernë, u larguan nga kontinenti i Afrikës dhe shkuan në kontinente tjera, duke shërbyer si bazë për të gjitha popullsitë aktuale', thotë Jaume Bertranpetit, kërkues kryesor shkencor në IBE dhe kreu i departamentit në UPF.

 

Rruga e mundshme në historinë e njerëzimit

'E dimë se, nga ajo kohë, e më pas, njerëzit modernë u çiftëzuan me neandertalët në të gjitha kontinentet, me përjashtim të Afrikës dhe, me denisovanët në Oqeani dhe, me gjasë, në Azinë juglindore edhe pse dëshmitë për kryqëzim me specie të treta, të zhdukura, nuk janë konfirmuar me siguri'. Sipas kërkuesve shkencorë, ADN-ja moderne reflekton këtë kryqëzim që ndodhi kaq shumë mijëra vjet më parë. Por, deri tash vonë, ishte vështirë të shpjegohej origjina e fragmenteve brenda gjenomit njerëzor, që sugjerojnë ekzistimin e një 'paraardhësi të tretë'. Teknika e të të mësuarit të thellë tani ua ka mundësuar shkencëtarëve që të vërejnë këto tranzicione brenda popullatës. Algoritmi imiton mënyrën në të cilën funksionon sistemi nervor i gjitarëve, me neurone të ndryshme artificiale që specializojnë dhe mësohen të detektojnë, në të dhënat dhe tiparet që kanë rëndësi për kryerjen e një detyre të caktuar', thotë Òscar Lao, hulumtues kryesor shkencor i CNAGCRG. 'Sa herë që bëjmë një simulim, ne udhëtojmë rreth një rruge të mundshme në historinë e njerëzimit. 

Hominidi i zhdukur me gjasë ishte pasardhës i popullatave neandertale dhe denisovane

Nga të gjitha simulimet, të mësuarit e thellë na mundëson që të vërejmë se çka bashkon tërë mozaikun e paraardhësve'. Sipas kërkuesve shkencorë, hominidi i zhdukur, i panjohur deri më tani, me gjasë ishte pasardhës i popullatave neandertale dhe denisovane, si rezultat i çiftëzimit midis tyre. 'Teoria jonë koincidon me specimenin hibrid të zbuluar tash vonë nga Denisova', thotë Mayukh Mondal, kërkues shkencorë nga Universiteti "Tartu". Por, kërkuesit thonë se, tani për tani, nuk mund të përjashtohen as mundësitë e tjera". Gjetjet më të reja sugjerojnë se ikja e madhe nga Afrika nuk e tregon tërë rrëfimin e paraardhësve tanë. Ka pasur edhe shumë lëvizje më të vogla të njerëzve nga Afrika, duke filluar nga 120,000 vjet më parë, e më pas të pasuara nga një migrim masiv, që ndodhi rreth 60,000 vjet më parë. Pjesa më e madhe e ADN-së tonë përbëhet nga ky grupi më i fundit, por edhe imigrimet e mëhershme ende janë evidente. Kjo shpjegon studimet e tashme rreth mbetjeve të hershme të njerëzve, që janë gjetur në pjesët ekstreme të Azisë, që janë më të vjetra sesa 60,000 vjet. Për shembull, mbetjet e H. sapiens janë gjetur në shumë vende në Kinën jugore dhe qendrore, me një vjetërsi nga 70,000 deri 120,000 vjet më parë. 

 

(Kosova Sot)