Abdixhiku: Nga buxheti 1.9 miliardësh, 1.4 miliard në paga, merreni si të doni, spitalet mjerim, shkollat PISA, gjyqësorët krim e të rinjtë e papunë

  • 02 February 2019 - 19:44
Abdixhiku: Nga buxheti 1.9 miliardësh, 1.4 miliard në paga, merreni si të doni, spitalet mjerim, shkollat PISA, gjyqësorët krim e të rinjtë e papunë

 Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë pas votimit të Ligjit për Pagat në Kuvendin e Kosovës se nga buxheti 1.9 miliardhësh, 1.4 miliard euro janë ndarë për paga dhe skema në vit.

“Që ta dini, nga sot, – 740 milionë euro paga; – 660 milionë euro skema”. 

“Lajm shumë i mirë për përfituesit e sektorit publik; pabarazi enorme për secilin tjetër në sektorin privat e të papunë. Merreni si të doni, por – për të gjithë bashkë – spitalet mjerim, shkollat PISA, gjyqësorët krim e të rinjtë e papunë do të jenë të zakonshëm për shumë kohë. Popullizmi këtë ka”,  ka shkruar ai në Facebook

 

(Kosova Sot)