Geci: Fol si burrë Sylejman Selimi thuaje realitetin, kush të tradhtoi ty që ne të vritemi... - Lajme - Kosova Sot
Geci: Fol si burrë Sylejman Selimi thuaje realitetin, kush të tradhtoi ty që ne të vritemi...

Geci: Fol si burrë Sylejman Selimi thuaje realitetin, kush të tradhtoi ty që ne të vritemi...

Njëri prej shtatë vëllezërve Geci, Nebihu ka folur në lidhje me deklaratën e gjeneralit Sylejman Selimi të bërë mbrëmë gjatë një emisioni televiziv.

Geci përmes një postimi në Facebook, thotë se Selimi është dashur të sqaroj edhe situatën e përgatitjes së vrasjes së Besim Dajakut, Bekim Kastratit dhe plagosjen e Ganiut, pasi Ganiu, Besimi dhe Shaniu thotë se kanë qenë argat të Sylejman Selimit.

Ja postimi i plotë:

Te nderuar qytetar te Kosoves dhe ju shqipetar ne te gjithe globin tash e 20 vite e me teper disa te verteta te fillimit te luftes kane filluar te marrin epitetin e realitetit.

Ka edhe shume e shume gjera qe do te zbardhen te cilat jane te njohura per opinionin nga vellau yne Ganiu qysh 20 vite me heret .

Sylejman Selimi do ishte mire ta sqaroj edhe situaten e pregatitjes se vrasjes se Besim Dajakut, Bekim Kastratit dhe plagosjen e vellaut tone Ganiut dhe per fat te mire Shani Geci shpetoj pa plage. Me daten 18.10.2001 dhe me daten 19.10.2001 po keto dite Ganiu, Besimi, Shaniu kane qene argat te Sylejmanit.

Sylejman ti e fole te verteten e komunikates numer 59.

Sylejman ti fole te verteten edhe per presidentin historik Ibrahim Rugova dhe LDK-ne dhe aktivitetet e saj.

Ti e fole edhe te verteten e luftes per aq sa kishe hapesire ne emisionin.

Sylejman fole si burre edhe per rastin e dates 19.10.2001, mua Syle po me duket qe ty kane dashur me ta mbylle gojen qe vellau yne Ganiu me shoke te vritet e ti te mbetesh ne bela me ne.

Keshtu po e kuptoj une Nebih Geci tash rastin e vitit 2001.

Sylejman mu po me duket qe ty ata shoket e shtabit per te cilet ti the nuk e dija se kush ishin te kane prere ne bese.

Sylejman ti ke ardhur per ta vizituar vellaun tone Ganiun ne kampin ushtarak Amerikan ne bonstil ku ishte per sherim Ganiu dhe ke thene qe mua me kane prere ne bese, dhe i ke thene Ganiut qe se bashku do ta gjejm te verteten, deri mbreme ne emisionin nuk ke folur.

Fol Syle dhe thuaje relitetin dhe familja jone Geci-Bajraktari me ty do mbesim ashtu ne shoqeri si para 19 vitesh.

(Kosova Sot)

14 orë e 13 minuta më parë
22/02/19