Bebja mposht kancerin e rrallë, agresiv, të gjakut

  • 06 March 2019 - 16:03
Bebja mposht kancerin e rrallë, agresiv, të gjakut

Kur bebja 7 muajsh, Hawken Hunt, filloi të villte me të madhe në gusht të vitit 2016, prindërit e tij Shannon dhe Bob e ditën se diçka nuk ishte në rregull me të. Mjekët në emergjencën lokale në Klivlend të Ohajos, ngulnin këmbë se bebja kishte me gjasë ndonjë virus. Por, pasi që gjendja e Hawkenit nuk u përmirësua as pas disa ditësh, prindërit e çuan në një klinikë. Atje mjekët iu thanë atyre se bebja nuk kishte grip, as virus, por ishte duke luftuar kundër një forme përrallë dhe agresive të kancerit të gjakut. 

Humbja në peshë

Pas një plani agresiv të trajtimit, që zgjati pesë muaj, Hawken, tani 2 vjeç, është bërë njëri ndër pacientët më të ri që e ka mposhtur këtë sëmundje. Leukemia Burkitt është një formë e rrallë e kancerit të gjakut, ku në palcën ashtërore dhe në gjak formohen tepër qeliza të bardha të gjakut. Ekzistojnë dy tipa të kësaj sëmundjeje: endemike, që është më e rëndomtë te njerëzit me prejardhje afrikane dhe, sporadike, që haset më së shpeshti në SHBA. Forma endemike rëndom fillon si tumor në fulqi, derisa forma sporadike, sikur ajo e Hawkenit, zakonisht fillon si tumor në zorrë, apo bark. Simptomat e tjerë përfshijnë ethet, lodhjen e tepërt, humbjen në peshë, humbjen e apetitit dhe djersitjen gjatë natës.

U trajtua me gjashtë runde të kimioterapisë

Sipas Institutit Nacional të Kancerit, kjo formë e kancerit lidhet me infeksionin me virusin Epstein-Barr, i cili njihet më shumë si shkaktar i mononukleozës. Leukemia Burkitt paraqet vetëm 1- 2% të të gjitha rasteve me leukemi. Trajtimi përfshin kimioterapinë dhe, nëse kjo metodë nuk ka sukses, atëherë përdoret imunoterapia. Hawken mund të jetë personi më i vogël (ri) që u diagnostikua me këtë sëmundje, kështu që për të nuk ekzistonte një protokoll i trajtimit. Sipas vendimit të mjekëve, ai u trajtua me gjashtë raunde të kimioterapisë, me kohëzgjatje 21 ditë secili, mori 13 transfuzione të gjakut, tetë transfuzione të trombociteve dhe bëri katër herë biopsi të palcës ashtërore. Ai tani konsiderohet i shëruar, por duhet të bëjë kontrolle të rregullta. 

Image

 

 

(Kosova Sot)