Tragjedia në Suharekë: 72 vjeçari vrau vëllanë 64 vjeçar, mbeti edhe një grua e lënduar

  • 17 March 2019 - 12:42
Tragjedia në Suharekë: 72 vjeçari vrau vëllanë 64 vjeçar, mbeti edhe një grua e lënduar

Suhareka është tronditur sot nga dy vrasje.

Rreth orës 11:40 në fshatin Studenqan të Suharekës pas një zënke mes dy vëllëzërve janë shkrepur plumba, aty ka mbetur lëndë e rënduar edhe një grua (familjare e tyre). Media nga burime të sigurta brenda organeve të hetuesisë mëson se vëllai i madh (B.G 72 vjeçar) ka vrarë vëllain 64 vjeçar I.G. Në këtë ngjarje lëndime të rënda trupore ka marrë edhe një grua rreth 43 vjeç.

Media mëson se motivi që dyshohet se çoi drejt vdekjes 64 vjeçarin ka të bëjë me tragjëgiminë familjare.

“Motivet rreth trashëgimisë, kontesti pronësor”, tha ky burim.

Ndryshe, lajmin për vdekjen e 64 vjeçarit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur edhe një vrasje në Studenqan. Për dy vrasjet do të mbahet një konferecnë për media”, tha Vesel Gashi nga zyra për informim në policinë rajonale të Prizrenit.

Ndërsa, në një kazino të Suharekës u gjet i vrarë sot edhe J.A 32 vjeçar. Motivi i kësaj vrasje nuk dihet ended he deri më tani policia nuk ka arrestuar asnjë të dyshuar.

Kjo është vrasja e tretë brenda kësaj jave në Kosovë. Të martën u vra një burrë në Marmull të Gjakovës. Edhe vrasja në Gjakovë dyshohet se ndodhi për shkak të një prone.

Tragjedi në Suharekë: Vëllai vret vëllanë, policia jep detajet

Para pak minutash në fshatin Studenqan të Suharekës ka ndodhur një vrasje.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Burime kanë thënë se bëhet fjalë për një vrasje mes familjarëve.

“Tani jam duke shkuar në vendin e ngjarjes, e di që vetëm një person është vrarë asgjë më shumë.”, ka thënë ai shkurt pa dashur të japë informacione shtesë.

Lexo edhe: I vrari në Suharekë është 35-vjeçar, flasin dëshmitarët

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në Suharekë është vrarë edhe një person tjetër në fshatin Mushtisht.

Edhe një vrasje në Suharekë, dyshohet për vrasje mes vëllëzerve

Një tjetër vrasje ka ndodhur sot në komunën e Suharekës. Në fshatin Studenqan dyshohet se vëllai ka vrarë vëllain, bëjnë me dije burime të medias brenda organeve të hetuesisë.

“Në Studençan ka ndodhur një vrasje tjetër.  Prokuroria dhe policia kanë dalur në vendin e ngjarjes”, konfirmoi ky burim.

Lexo edhe këtë: Prizrenasi e rreh nënën e tij

Ndryshe, edhe një vrasje tjetër ka ndodhur sot në Suharekë. Një person i moshës madhore ka mbetur i vrarë në një kazino.

(Kosova Sot)