Policia jep detaje të reja për rrahjen në mes të Sllobodan Petroviqit dhe anëtarit të Listës Srpska

  • 21 March 2019 - 10:15
Policia jep detaje të reja për rrahjen në mes të Sllobodan Petroviqit dhe anëtarit të Listës Srpska

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje për përleshjen e djeshme që ka ndodhur në Prishtinë.

Në rrugën “Fazli Grajqevci”, në Prishtinë, rreth orës 10:06, është raportuar se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes të tre të dyshuarve meshkuj K/serbë.

Policia thotë se të dyshuarit nuk kanë pranuar tretman mjekësor.

Lexo edhe: Zelanda e Re ilegalizon armët e stilit ushtarak

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot)