“Kosova Sot” është në krye të detyrës, është zëri i qytetarëve

  • 01 January 1970 - 01:00
“Kosova Sot” është në krye të detyrës, është zëri i qytetarëve

 Farizi: Gazeta “Kosova Sot” është e vetmja që prezanton realitetin dhe nuk është e politizuar

Lexuesit theksojnë se gazeta “Kosova Sot” kritikon dukuritë negative, të cilat ndodhin në vend dhe kritikon fuqishëm secilën qeverisje në Kosovë, duke nxjerrë në pah të metat dhe mangësitë e tyre në qeverisje. Së këndejmi, gazeta “ Kosova Sot” vazhdon të jetë ndër mediet e pakta, të cilat vazhdojnë të dalin në kopje të shtypura dhe si e tillë është një media konzervative dhe që pa dyshim ndër mediet kryesore në vend, thonë lexuesit

Image
Albert Krasniqi

Albert Krasniqi, zyrtar i Nismës në Kuvendin e Kosovës

Roli i gazetës “Kosova Sot” gjatë kohës së luftës ka qenë shumë i madh dhe e njëjta e njoftonte opinionin vendor e ndërkombëtar për krimet dhe gjenocidin e forcave serbe që po bëhej asokohe në Kosovë dhe si e tillë u dogj nga forcat serbe më 24 mars me urdhrin e Milosheviqit. Serbia në kontinuitet u mundua që ta ndalojë informimin e drejtë mbi krimet që po i bënte në Kosovë. Por, gazeta “ Kosova Sot “ bëri që të dalë e vërteta në shesh. Po këtë vizion kjo gazetë e luajti edhe pas luftës duke informuar drejt qytetarët tanë me të gjitha lëshimet e pushtetit që u shfaqën në Kosovën e pasluftës duke qenë sërish një dritare e informimit korrekt të qytetarëve tanë. Si e tillë ajo po e vazhdon edhe sot misionin e saj, duke qenë gazetë e dashur për të gjitha shtresat e qytetarëve tanë. Ndaj, Ju uroj punë të mbarë dhe suksese të reja si medium.

Image
Migjen Shala

Migjen Shala, asamblist në Komunë e Prishtinës nga radhët e PDK-së

“Kosova Sot” ka qenë dhe mbetet informuesi numër një në Kosovë, pasi ka bërë në të kaluarën e lavdishme të popullit, në luftën për liri, dhe po bën informimin e drejtë të opinionit edhe tani në procesin e ri të shtetndërtimit, si një medium i bazuar dhe rreshtuar drejt edhe në raport me vlerat kombëtare. Vazhdimisht kjo gazetë ka qenë një prej informuesve kryesorë në Kosovë , po ashtu ka qenë dritare e kultivimit të kulturës së mirëfilltë që i ka dhënë prioritet të duhur kësaj fushe gjatë këtyre viteve. Ju përgëzoj për kontributin e dhënë në gjithë periudhën e deritanishme dhe uroj të vazhdoni kështu me suksese të reja në punën e mëtutjeshme ndër vite.

“Kosova Sot” nuk dorëzohet nga sulmet e matrapazëve të pushtetit

Muhamet Farizi, ish-kryetar i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës

Viteve të nëntëdhjeta, kur filloi shthurja e Jugosllavisë, regjimi serb nisi masat armiqësore për zhdukjen dhe dëbimin e popullit shqiptar. Pra, okupatorin serb e ka penguar informimi i gazetës”Kosova Sot”, prandaj ka marrë masat me mbyllje të gazetës dhe djegie të shtypshkronjës. Sa i përket masave që do t’i marrë apo i merr pushteti i tanishëm janë kryekëput për shkak të realitetit që e prezanton gazeta “Kosova Sot”. Prandaj, gazeta “ Kosova Sot” po ia prezanton të bërat e këqija të pushtetit të tanishëm në mënyrë reale dhe është e vetmja që prezanton realitetin dhe nuk është e politizuar.

Image
Ragip Guraziu

Ragip Guraziu, analist

Gazeta “Kosova Sot” ishte një goditje shumë e madhe kundër regjimit të Milosheviqit. Kontributi i gazetës “Kosova Sot” me rastin e 20- vjetorit të djegies dhe shkatërrimit të shtypshkronjës më 24 mars 1998, si cak i parë i regjimit kriminel serb, ku gazeta “Kosova Sot” vetëm 6 ditë para këtij shkatërrimi dhe djegies kriminale, u dënua pa seancë gjyqësore nga ish-ministri Aleksandër Vuçiq, më saktësisht më 11 mars 1998, për t’u ndikuar pastaj botimi i gazetës më 18 mars 1999 si dhe për t'ia shkatërruar shtypshkronjën e botuesit të gazetës, në vlerë mbi 5 milion euro me makineri te shtypshkronjës ku shtypeshin librat shkollorë në gjuhën shqipe dhe materialet shkollore me logo të Republikës së Kosovës, duke përkrahur luftën çlirimtare dhe duke u pozicionuar haptas kundër regjimit kriminel serb të Milosheviqit zgjodhi pikërisht gazetën dhe shtypshkronjën e gazetës “Kosova Sot” nga feniksi, për ta rimarrë veten dhe për të treguar dhe për të ardhur në situatë që tani 20 vjet pas, pushtetarët të inkriminuar dhe mafio-oligarkë të nëntokës kriminale të tentojnë serish ta mbyllin gojën duke e kërcuar gazetën për shkak të politikës editoriale të pavarur që ka. Gazeta “Kosova Sot” mundi frikën dhe arsyen kundrejt regjimit të Milosheviqit dhe Serbisë. Edhe sot kjo gazetë nuk po dorëzohet nga sulmet e matrapazëve të politikës së tanishme. Si gazeta nr. 1 me stafin e saj po kontribuon në formimin mediatik që është shembull në Kosovë.

Image
Ridvan Emini

Ridvan Emini, filozof

Gjatë viteve të ’90-ta mediet shqiptare të Kosovës dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm rreth informimit të popullatës, e cila ishte e izoluar nga regjimi i Milosheviqit. Gazeta “ Kosova Sot” pa dyshim se ishte cak i sulmeve nga ana e policisë dhe strukturave të tjera paramilitare të Serbisë, të cilat vepronin në Kosovë. Mediumi “ Kosova Sot” kishte bërë parapërgatitjet pothuajse një vit para se të dilte në dritë, më 12 shtator të vitit 1998. Koha kur kjo gazetë doli ishte mjaft e rënduar në Kosovë, ishte gjendje lufte. Gazeta” Kosova Sot” ishte një dritare e informimit për masakrat, betejat dhe luftimet, të cilat ndodhnin në Kosovë. Ajo nxori fotografi dhe shkrime, të cilat ishin burim për shumë medie ndërkombëtare, të cilat raportonin për Kosovën. Regjimi i Milosheviqit e dogji shtypshkronjën e gazetës “Kosova Sot”, sepse e konsideroi rrezik për regjimin e vet dhe u mundua që të mos rridhte asgjë në opinionin ndërkombëtar për atë se çfarë bënte ndaj popullatës shqiptare në Kosovë. Kjo ngase,”Kosova Sot”, edhe gjatë asaj periudhe të luftës, por edhe pas rimëkëmbjes së saj pas luftës, mbajti një pavarësi editoriale.” Kosova Sot” vazhdon të jetë e tillë edhe në ditët e sotme, madje me një kritikë të jashtëzakonshme karshi dukurive negative të cilat ndodhin në vend dhe një kritikë të fuqishme ndaj secilës qeverisje në Kosovë, duke nxjerrë në pah të metat dhe mangësitë e tyre në qeverisje. Së këndejmi, gazeta “Kosova Sot” vazhdon të jetë ndër mediet e pakta, të cilat vazhdojnë të dalin në kopje të shtypura dhe si e tillë konsideroj se është një media konzervative dhe që pa dyshim ndër mediet kryesore në vend.

Image
Ali Hertica

Ali Hertica, analist

Po ju përkujtojmë se në 20- vjetorin e djegies dhe shkatërrimit të shtypshkronjës më 24 mars 1999, si cak i parë i regjimit kriminel serb,që kjo dritare me synimin që mos të ketë hapësirë për informim internacional se për çfarë gjenocidi bëhet fjalë dhe po ndodh në Kosovë nga regjimi totalitar milosheviqian dhe bashkëpunëtorët që sot figurojnë në skenën politike të Serbisë.” Kosova Sot” ka dhënë një kontribut të madh gjatë luftës, kurse pas luftës është bërë një medium i drejtë. Punën e filloi në kohën e luftës kur ishte më së vështiri për të vazhduar e patrembur në misionin e saj të shenjtë me informim të drejtë dhe korrekt edhe në kohën e paqes. Ky medium ka kontribuar në drejtimin e shtetit ligjor dhe të demokracisë dhe veçanërisht dha një kontribut në luftën e saj për transparencë dhe llogaridhënie të institucioneve duke e plasuar të vërtetën para opinionit vendor e të huaj. Kjo gazetë pas lufte kontribuoi në luftimin e dukurive të këqija, veçanërisht ato në qarqet e pushtetit që kanë të bëjnë me krimin e korrupsioni. Prandaj kjo është një gazetë shumë e guximshme.

Avokate e qytetarëve dhe halleve të tyre

Image
Fehmi Pireva

Fehmi Pireva-jurist në Kuvendin e Kosovës dhe poet

Gazeta "Kosova Sot” rrugëtoi në disa procese të vështira që ishin pengesa të mëdha. Sepse ishte një gazetë që luajti një rol shumë konstruktiv dhe si e tillë punoi mbi parimet e punës së objektivitetit, ndonëse në kohën kur e nisi punën gjatë okupimit kjo nuk ishte aspak e lehtë që të pasqyrohen ngjarjet. E themi lirshëm se gazeta,” Kosova Sot” e ka luajtur një rol opozitar karshi subjekteve politike, përkundër numrit të madh të gazetave që ishin të varura nga politika ditore. Gjatë tërë kohës kjo gazetë ka funksionuar në mënyrë të pavarur dhe e shpërfaqi objektivitetin kosovar dhe problemet e kësaj shoqërie duke vazhduar edhe sot që ta shfaqë bindshëm. Prandaj, besoj se kjo gazetë edhe më tej do ta ruajë këtë frymë dhe edhe më tutje do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të vërtetës të cilët preokupohem me halle të mëdha.

Eroll Hashani, qytetar nga Prishtina

Pa asnjë dyshim, vlerësoj se roli i gazetës "Kosova Sot" ishte i rëndësishëm, në veçanti gjatë kohës së luftës, sepse ishte mediumi që e njoftoi opinionin vendor e ndërkombëtar mbi gjenocidin e regjimit të Milosheviqit që po e bënte ndaj 2 milionë shqiptarëve autoktonë, duke i dëbuar nga trojet e tyre 1 milion shqiptarë për vetëm 3 muaj. Shi për këtë punë titanike dhe lajmeve pa ndërprerje nga vijat e luftës, ishte gazeta”Kosova Sot”, që fillimisht nga regjimi serb u dënua me 300 mijë euro, kurse më 24 mars 1999 regjimi i Milosheviqit edhe e dogjën shtypshkronjën e saj. E mira e kësaj gazete është se edhe pas luftës në liri, gazeta”Kosova Sot’ mbetet një pararojë dhe në krye të detyrës duke i qarë hallet e qytetarit dhe skamnorëve të shumtë. Sepse është vetëm gazeta “Kosova Sot’, mediumi që e ruajti pavarësinë e medieve, duke e luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin e pushtetarëve tanë të pasluftës, andaj me këto informata e bëjnë gazetën " Kosova Sot", që të jetë lideri të informimit shqip në Kosovë.”

Naser Gashi, qytetar nga Prishtina

“Kosova Sot", fillimisht u dënua nga regjimi i Serbisë, me 300 mijë marka gjermane, kurse më pas po ky regjim e dogji edhe shtypshkronjën e gazetës"Kosova Sot". Sepse, gazeta “Kosova Sot” ishte burimi kryesor i informatës se çfarë po ndodh në Kosovë, përkatësisht se çfarë po bënte regjimi i Milosheviqit që dënoi gazetën me 300 mijë marka gjermane, kurse më pas e dogji këtë medium. Për dallim nga mediumet e tjera, gazeta”Kosova Sot”, edhe pas luftës u bë një dritare e informimit në vendin tonë, sepse mbeti mediumi që e ka parësor informimin dhe temat që i prekin të gjitha shtresat e qytetarëve dhe avokate e qytetarëve dhe halleve të tyre, duke qenë gazeta më e guximshme. Prandaj, për punën tuaj në luftë dhe në paqe gazeta juaj meriton shpërblimin kombëtar si mediumi më i guximshëm shqipfolës në të gjitha trevat shqiptare.

(Kosova Sot)