Bebja me kokën gjigande po lufton për jetën (Foto)
Kjo vajzë 14-muajshe po lufton për jetën, pasi një sëmundje e rrallë bën që koka t’i rritet tre herë më shumë se normalisht.
Dhabuhi Parmar ka lindur në një fshat të thellë në Indi.
Ajo vuan nga një formë e rëndë e hidrocefalusit.
Prindërit druhen se vajza mund të vdesë.
Ata janë shumë të varfër dhe nuk e përballojnë operacionin, që shkon deri në 15 mijë euro, përcjell mapo.
Pacienti, nëse operohet në kohë, mund të shpëtojë nga sëmundja e rrallë.