Tmerr në Serbi: Foshnja gjendet e mbytur në qese, e ëma me vena të çara

  • 03 October 2015 - 09:26
Tmerr në Serbi: Foshnja gjendet e mbytur në qese, e ëma me vena të çara

Trupi i një foshnje vetëm tetë muajsh u gjet i pajetë, në një qese në ballkonin e një apartamenti në Vracar të Serbisë ku kishte qëndruar aty për shtatë ditë rresht. Ngjarja rrënqethëse u pasua nga zbulimi në banesën pranë, të nënës së bebes, 37 vjeçarja Tanja Lakic, me venat e çara në një përpjekje për flijim përmes vetëvrasjes.

Blic në Beograd raporton se trupi në ngjyrë blu i foshnjës së gjetur në qese plastike, kishte të paktën 7 ditë që ndodhej në atë gjendje pasi ishte mbytur me jastëk. Hetimi dhe marrja në pyetje e gruas, nxori se fillimisht bebja ishte mbytur me jastëk dhe më pas ishte futur në qese plastike dhe flakur në ballkon. Kanë kaluar të paktën shtatë ditë që fëmija qëndronte në ballkon, kurse e ëma, në gjendje të rënduar psikologjike.Tanja Lakic me beben e saj Besohet se aktin vetëvrasës, 37 vjeçarja e ka kryer pak para se të mbërrinte policia. Kjo e fundit shkoi në banesë pas kërkesës së gjyshes së foshnjës e cila nuk po lidhej dot me 37 vjecaren.

Policia u fut me forcë në banesën e Tanja Lakic, pasi ajo nuk reagoi për të hapur portën. Kur ata u futën në banesë, panë 37 vjeçaren të përgjakur. Ajo u dërgua në spitalin Akademia Mjekësore Ushtarake të Beogradit, ku aktualisht gjendja e saj fizike është e qëndrueshme. Policia tha zyrtarisht se e mori trupin e foshnjës që t’i kryejë autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Dyshimet janë se nëna ka mbytur fëmijën e saj dhe një javë më pas ka kryer tentativën për vetëvrasje. Gjykata tha dje se ka urdhëruar burgimin e të dyshuarës e cila përballet me akuza që e rrezikojnë të qëndrojë 40 vjet në qeli, transmeton noa.al. Për shkak të gjendjes së rëndë mendore, ajo më shumë gjasa do të vendoset në spitalin e burgut. 

tanjabanesa-tanjabebja