Ndodh edhe kjo në fushën shqiptare: Dhunohet gjyqtari
Dhuna në futbolli nuk ka të ndalur, edhe pse para pak kohësh qeveria premoti ligje të forta, deri në kufizim lirie.
Sipas ndryshimeve në Kodin Penal të Republikës çdo person që dhunon gjyqtarin apo çdo zyrtar tjetër të takimit dënohet me 1-3 vite burg.
Takimi i javës së 11-të midis Shkumbint dhe Dinamos është mbyllur në mënyrën më të shëmtuar të mundshme, teksa disa tifozë peqinas kanë zbritur në fushë dhe kanë goditur gjyqtarin kryesor të sfidës, Sokol Bebja.
Revoltimi erdhi për shkak të pretendimeve të skuadrës së Shkumbinit dhe tifozëve në lidhje me gjykimin e Bebjas.
Ai është nxjerrë me vështirësi jashtë stadiumit.
(Kosova Sot Online)