Bebja e lindur pa tru befason mjekët (Foto)
Për çdo nënë, nuk ka moment më të lumtur sesa kur fëmija e saj thotë ‘mami’.
Por për skocezen Emma Murray ky moment është akoma më domethënës.
Kur djali i saj dy vjeç, Aaron, tha ‘mami’, ajo fluturoi nga gëzimi.
Kjo për shkak se djali i saj ka lindur pa tru, ose më saktë me vetëm një pjesëz të vogël të trurit.
Pak pasi lindi, mjekët i thanë se ai nuk ka shumë gjasa të jetojë pasi vuan nga holoprosencefalia.
Megjithatë Aaroni jo vetëm ka jetuar, por i befasoi mjekët kur tha mami.
Emma thotë se ai madje luan me djalin tjetër.
Aaron ka lindur me një copëz tru, që i lejon atij të marrë frymë dhe të lëvizë.