Durmishi: Ilir Deda nuk duhet të jetë në Vetëvendosje

  • 29 October 2015 - 07:59
Durmishi: Ilir Deda nuk duhet të jetë në Vetëvendosje

Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi ka thënë se gjithmonë ka besuar se Ilir Deda nuk duhet të jetë në Vetëvendosje.

Ai thotë se këtë e ka ditur para se ai të jetë aty, prej që është e edhe tutje beson njëlloj.

Durmishi thotë se këto i ka thënë edhe në Këshillin e Përgjithëm të Vetëvendosjes, por meqë shumica kanë vendosur që Deda të jetë, e ka respektuar këtë qëndrim.

Ai e ka pranuar se në Vetëvendosje nuk ka demokraci pasi që merret një vendim. Ai është i prerë dhe secili duhet ta mbrojë pavarësisht çka mendojnë individualisht.

“I kam shpreh këto qëndrime për Ilir Dedën edhe në Këshillin e Vetëvendosjes dhe kemi pas debat, mirëpo kur merren vendimet në Këshillin e Përgjithshëm ato respektohen. Çfarëdo kanë qenë ato pastaj i kam respektuar ato. Derisa nuk merren vendimet ka demokraci, kur merren ato më nuk ka demokraci në Vetëvendosje”, ka thënë ai.

Foli edhe për statusin e tij, ku e ka pyetur nëse ka qen. Tha se nuk kishte qëllim ofendimi, vetëm se sipas tij, ia ka treguar se ku e ka vendin.

“E kam pyet a ka qen por jo ashtu si kanë menduar disa. Nuk kam dashtë ta fyej, nuk pajtohem me të për shumë çështje politike me të por ai është aktivistë i Vetëvendosjes ende”, tha ai.

“Ma i dobishëm do ishte Ilir Deda që ta shikonte qenin në shtëpi apo ta merrte një në strehimore e jo ku është atje e nuk e mbron qëndrimin e Vetëvendosjes”, tha ai në një intervistë për Klan K.

E pranoi se Deda ka marr shumë vota, por tha se nëse kandidon si i pavarur nuk mund t’i merr ato vota që ka pasur.