Nëna lind fëmijën 5.6 kile
Nënës i ishte tërhequr vërejtja se bebja e saj do të jetë më e madhe sesa shumica e bebeve. Por, Saima Amaf megjithatë nuk mundi të mos befasohej kur fëmija i saj i vogël erdhi në këtë jetë me një peshë prej 5.6 kilesh. Kjo dmth se vogëlushi peshonte gati sa dy bebe mesatare, prandaj mënyra e vetme që të vinte në këtë botë, ishte me anë të prerjes cezariane, gjë që u bë në Spitalin universitar të Uellsit, më 14 tetor, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
“Trajtohej si i famshëm në spital”
Zonja Amaf më parë kishte lindur fëmijë relativisht me peshë të vogël, ku Azeel, i cili tani ka 8 vjet, kishte lindur me një peshë prej 2.1 kile, kurse vëllai i tij, Sami, i cili tani ka 5 vjet, kishte lindur me një peshë prej vetëm 1.5 kile.
“Mamia kishte thënë se kurrë në jetë nuk kishte parë një bebe aq të madhe”, thotë i ati i djalit, Munawar Amaf, 38 vjeç.
“Ai trajtohej si i famshëm në spital – të gjithë doktorët dhe infermierët donin që ta shihnin atë”.
Sipas të dhënave më të reja nga Zyra kombëtare britanike e statistikave, nga 33.747 bebet e lindura në Uells gjatë vitit 2013, vetëm 71 prej tyre kishin një peshë më të madhe se 5 kile.
Vëllezërit e tij ishin tepër të entuziazmuar që ta takonin
Bebja më e madhe e lindur në mënyrë të natyrshme në Britani ishte George King, që kishte ardhur në jetë në shkurt të vitit 2013, me një peshë prej 7 kilesh.
Zonja Amaf, 36 vjeçe, qëndroi tri ditë në spital, para se t’i kthehej familjes në qytetin Roath.
“Ishim shumë të shqetësuar rreth lindjes, por mamitë përkujdeseshin tepër shumë dhe na mësonin për gjithçka që kishim nevojë”, thotë ajo.
“Ishte e mrekullueshme sjellja e tij në shtëpi, meqë vëllezërit e tij ishin tepër të entuziazmuar që ta takonin. Ai i ka përngjarë shumë Azeel-it”.
(Kosova Sot)