Themeluesi i mafisë meksikane u shndërrua në besimtar të devotshëm

  • 01 November 2015 - 22:08
Themeluesi i mafisë meksikane u shndërrua në besimtar të devotshëm

Fillimisht e kishte themeluar Mafinë Meksikane, pastaj e kishte gjetur Zotin! Kështu fillon tregimi i pabesueshëm, mirëpo i vërtetë, i Ernest 'Kilroy' Roybal-it, një ish-anëtari të bandës së Los Anxhelosit Lindor, i cili i ka kaluar afro dyzet vjet në burg, para se të lirohej dhe të shndërrohej në besimtar të devotshëm të fesë së krishterë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shtegu drejt botës së krimit kishte filluar herët për Roybal-in, që tani është 76-vjeçar, që më vonë kishte arritur të bëhej njëri prej themeluesve të Mafisë Meksikane - ‘La Eme’ - që ishte bërë dominuese në Burgun Shtetëror të Kalifornisë, ‘San Quentin’.

Now a documentary will tell the story of how Roybal, pictured with wife Linda, became a devout Evangelist after nearly 40 years in prison

Roybal, now 76, said that when he joined the White Fence gang in his East Los Angeles Boyle Heights neighborhood he had no idea the next 40 years would be spent 'living a really violent life' Problematik qysh fëmijë

Roybal-i e kishte vjedhur veturën e babait të tij qysh në moshën katërvjeçare, ndërsa gjyshja e kishte lidhur me litarë, duke mos e lënë që të zihej me kushërinjtë e tij. E, pasi që ishte mësuar se si të zgjidhej, ajo e kishte lidhur edhe me zinxhirë. “Ka qenë më shumë sesa vjedhja e ëmbëlsirave nëpër shtëpi”, ka thënë Roybal në një intervistë.

Roybal më pas ka thënë që në momentin kur i ishte bashkuar bandës ‘White Fence’ në lagjen e tij, ai nuk e kishte pasur idenë që do t’i kalonte dyzet vitet e ardhshme të jetës së tij, duke jetuar një jetë të dhunshme. Ai kishte filluar të thithte marihuanë e të pinte alkool, para se, bashkë me anëtarët tjerë të bandës së tij, kishte shkuar nëpër klube të natës për t’i rrahur djemtë, e jo për t’u njoftuar me vajza. Ai madje e kishte vrarë edhe një njeri.

“Anëtarët më të mëdhenj të grupit na patën mësuar që askush nuk na donte ne, andaj ne duhet t’iu kundërviheshim të gjithëve. Jemi rritur duke i dëgjuar të mëdhenjtë”, ka thënë ai.

Roybal më pas ka thënë që ai ka pasur një trup sportisti dhe ka mundur të bëhej lojtar profesionist i bejsbollit ose edhe boksier, mirëpo kishte vendosur që ta ndiqte një rrugë tjetër.

“Pata menduar që më shumë para do të fitoja duke u bërë tregtar, andaj e pata filluar tregtinë me heroinë”, ka shtuar Roybal.

Roybal gave up a promising athletic career to sell heroin, and to feel like he was part of something. 'I wanted to be somebody,' he said. 'I wanted to be part of a family, because my (real) family didn't want me to be around' 

As Roybal found himself going in and out of prison starting in the 1950s, he found a new family with the Mexican Mafia Roybal was known as the shot caller - someone who had earned his stripes and now had the privilege of 'telling people what to do and how to do it' Raportet e ndërlikuara me familjen

Mirëpo, përveç parave, ai insiston që ndikim të madh në vendimin e tij për t’u bërë pjesë e mafisë ka qenë dëshira për familje, pasi që familja e tij e vërtetë nuk e kishte pranuar atë. “Doja të isha pjesë e një familje, pasi që të mitë nuk më linin t’iu afrohesha”, ka thënë ai.

Pas një kohe ai kishte arritur të bëhej me ndikim në bandën e tij, mirëpo më pas ishte zënë me heroinë dhe si rrjedhojë ishte burgosur. Në vitin 1993, kur Roybal ishte liruar nga burgu, ai kishte vendosur që të largohej nga ‘La Eme’. Që prej asaj kohe Roybal është bërë shumë i përkushtuar ndaj kishës dhe vazhdon të jetë njëri nga pak ish anëtarët e mafisë meksikane, që janë larguar nga banda dhe nuk janë bërë spiunë policie. Tani është duke u realizuar një dokumentar për jetën e tij, dokumentar ky që po incizohet në lagjen ku ai është rritur.

(Kosova Sot) 

It wasn't until 1993, when Roybal was released from solitary confinement at the Pelican Bay State Prison, that he decided to walk away from La Eme. He has since been devoted to his church for 20 years 

Roybal is now hoping to show another generation that gang life is not the only road open to them