Zemaj dënon sulmin ndaj policëve në Ferizaj

  • A.P /
  • 16 August 2020 - 12:41
Zemaj dënon sulmin ndaj policëve në Ferizaj

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i ka dhënë mbështetje Policisë së Kosovës, pasi dy pjesëtarë të tyre janë sulmuar së fundi në Ferizaj

Sipas tij, Policia është nga institucionet që po bartin barrën më të madhe në menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

“Një prej institucioneve që ka bartur një barrë të madhe në menaxhimin e pandemisë Covid 19 dhe zbatimin e masave, krahas profesionistëve shëndetësor, është edhe Policia e Kosovës. Pengimi i tyre në detyrë dhe sulmet ndaj tyre janë akte të pa pranueshme dhe si të tilla duhet ndëshkuar. Prandaj, t’i mbështesim policët tonë në punën e tyre të përkushtuar për rend e siguri, por edhe për ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve”, ka shkruar Zemaj në Facebook.


(Kosova Sot Online)