Këshilltari i Kryeministrit dhe një amerikan i shkruajnë Izraelit: Kosova është test për moralin e shtetit tuaj

  • A.P /
  • 16 August 2020 - 13:39
Këshilltari i Kryeministrit dhe një amerikan i shkruajnë Izraelit: Kosova është test për moralin e shtetit tuaj

Sot, gazeta më e lexuar në gjuhën angleze ne Izrael, “The Jerusalem Post”, botoi shkrimin “Kosova është Test për Karakterin e Moralit të Izraelit”.

Artikull ky i hartuar nga unë së bashku me mikun tim David L. Phillips, i cili që tre dekada është mbështetës i Kosovës. Përpos pozitave në Departamentin Amerikan të Shtetit, Davidi ka qenë udhëheqës i Fondacionit te Elie Wiesel.

Elie Wiesel, i mbijetuar i Holocaustit dhe fitues i çmimit Nobel, vizitoi dy herë Presidentin Clinton në mbështetje të vazhdimit te bombardimeve. Davidi së bashku me z. Wiesel vizituan kampet e refugjatëve Kosovarë në Maqedoni.

Artikulli ndër të tjera citon se:

“Ashtu siç Izraeli që lindi nga hiri i Holokaustit, Kosova ka lindur nga vuajtjet e mëdha. Vendosja e marrëdhënieve më Kosovën do të afirmonte karakterin moral të Izraelit”.

(Kosova Sot Online)